ngarkim ...

Qytetërimi islam

vlerat
dhe Morali

Drejtpeshimi i përkryer në kënaqjen e nevojave të trupit dhe të shpirtit

Muhammedi kërkonte ruajtjen e drejtpeshimit midis materializmit dhe përshpirtshmërisë. Ai i mësoi ithtarët e tij se nevojat e trupit dhe të shpirtit duhet të kënaqen, por në drejtpeshim të duhur dhe në mënyrë të ligjshme. Ai i nxiste njerëzit ta kuptojnë fenë si motivues, për mënyrë jetese më të mirë, që ua shton vlerën trupave dhe shpirtrave të tyre.

 

Muhammedi e dënonte ekstremizmin:

Ai kërkonte një mënyrë jetese të drejtpeshuar, pikëpamje të palëkundura dhe të menduar të arsyeshëm. Transmetohet se tre njerëz erdhën në shtëpinë e tij për ta pyetur rreth stilit të tij të adhurimit. Muhammedi nuk ishte në shtëpi, ndaj e shoqja e tij bisedoi me ta. Sidoqoftë, ata e konsideruan nivelin e adhurimit të tij më të ulët nga ç’prisnin.

 

Ata mendonin se mënyra fetare e jetesës kërkon përqendrim mbi çështjet shpirtërore, dhe injorim të disa nevojave trupore, ose privimin e trupit nga dëshirat e tij natyrale.

 

Sipas të kuptuarit të tyre, një person fetar duhej të mbetet i vetëm dhe nuk duhej martuar. Po ashtu, ai apo ajo, duhej të agjëronte çdo ditë, dhe të kryente çdo natë namaze shtesë, përveç namazeve ditore. 

Kur Muhammedi e kuptoi se ç’kishin thënë ata, u shqetësua por tha se ai zakonisht kryente namaze shtesë natën dhe pushonte si njerëzit e tjerë. Si shtojcë ndaj agjërimit vjetor të muajit ramazan, ai agjëronte ndonjëherë e ndonjëherë jo. Përfundimisht, ai u martua dhe nuk pëlqente që njerëzit të ngeleshin të pamartuar.

“Ky është Sunneti im (mënyra e jetesës që i pëlqen Zotit). Kushdo që nuk e pranon atë, ai/ ajo nuk është një nga ne.” (Bukhaari, 1184) and (Muslim, 849)

history

Muhammedit nuk i pëlqen mundimi:

Transmetohet se kurdo që Muhammedi duhej të vendoste për ndonjë punë, ose çështje ku jepeshin një ose më shumë opsione apo alternativa, ai e shmangte gjithmonë mundimin, dhe e zgjidhte më pak të ndërlikuarën, me kusht që ajo t’i plotësonte qëllimet e kërkuara, dhe të mos përfshinte akte të paligjshme. (Sahih Al-Bukhari, 8/160, 6786. Sahih Muslim, 7/80, 2327)

history

Dëlirja (pastrimi) dhe pastërtia:

Pastërtia dhe higjiena personale, janë kërkesa thelbësore në Fenë islame.“... Vërtetë, Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme (që pastrohen).” Kur’ani Fisnik, 2:222
“Dhe rrobat tua pastroi!” Kur’ani Fisnik, 74:4

 Marrja e abdestit kërkesë thelbësore për namazet. Ai përfshin larjen e duarve, fytyrës, krahëve deri në llërë, fshirjen e kokës dhe larjen e shputave

history


history

Misvaku dhe përkujdesja dentare. Gojë epastër dhe erë e këndshme gjatë gjithë ditës

Muhammedi ka thënë: “Sikur të mos ju shkaktonte bezdi, do të kërkoja nga ju që t’i pastroni dhëmbët me misvak para çdo namazi.” (d.m.th. pesë herë në ditë) (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi) 

Ç’është misvaku?  

Misvak është emër i përbashkët për Salvadore persica (druri për furçë dhëmbësh, i njohur po ashtu edhe si druri Arak). Është mjaft i popullarizuar në Arabinë Saudite. Fijet e Misvakut i pastrojnë vendet midis dhëmbëve dhe nuk thyhen nën shtypje, për më tepër janë të epshme dhe të forta. Analiza kimike e Misvakut tregon se përmban shumë minerale dhe elemente të dobishme, si fluoride në sasi të mëdha, silic, vitaminë C dhe sasi të vogla kloridesh, tanin, saponine, flavonoide dhe sterole

 

 

 

history

Shënim

 

Sipas kërkimeve analitike, Misvaku ndihmon në luftën kundër pllakave bakteriale, tërheqjes dhe gjakosjes së mishit të dhëmbëve. Shkopi i Misvakut liron lëng bimor dhe silic (material të fortë shkëlqyes), që vepron si material abraziv në largimin e njollave. Misvaku mund t’i pastrojë dhëmbët butë dhe efektshëm, i zbardh dhëmbët pa e dëmtuar emalin apo mishin e dhëmbëve. Përbërësi klorid ndihmon në largimin e pllakave bakteriale dhe njollave të gurit të dhëmbëve, ndërsa vitamina C ndihmon në shërimin dhe përmirësimin e indeve. Besohet se ekstrakti i Misvakut e zbut dhembjen e kokës, ftohjen e zakonshme, të përzierit, tensionet

history

Shtimi i vlerës përmes diturisë:

Muhammedi solli një Porosi drite dhe udhëzimi, që e nxiti përparimin shkencor dhe zhvillimin në qytetërim. Kjo nisi nga shpallja hyjnore që fllonte me falët “Lexo”. Brenda disa dhjetëvjeçarëve, kjo e revolucionarizoi diturinë dhe të gjitha llojet e shkencës në Arabi dhe në mbarë botën. Fjalët: lexo, mendo, mëso, vrojto, eksploro, kupto, pesho, përsiat, shih dhe reflekto përsëriten shpesh në Kur’anin Fisnik

  

“Vërtet, në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” Kur’ani Fisnik, 3: 190, 191

 

Edhe në tokë ka argumente (që tregojnë praninë e Zotit) për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk e shihni?” Kur’ani Fisnik, 51: 20, 2

history

Muhammedi iu shtoi vlerë jetëve të njerëzve, duke i nxitur ata të mësojnë dhe të kërkojnë dituri të dobishme. Ai i nxiti shokët e tij ta shfrytëzojnë diturinë për mirëqenien e njerëzimit, dhe të mos shkaktojnë ligësi në tokë. Ai këtë e ndërlidhi me kënaqësinë e Zotit, kur tha:

 

“Atij që ndjek udhën për ftimin e dijes, Zoti ia lehtëson atij udhën për në Parajsë”. (Sahih Muslim, 8/71, 2699)

 

Për shumë shekuj, shkencëtarët muslimanë ishin pararojë në shkencat ekzakte dhe të aplikuara. Arabishtja, gjuha e Kur’anit Fisnik, u bë gjuhë e shkencave në të cilën zhvillohej mësimi nëpër universitetet e zhvilluara plotësisht që jepnin tituj në kimi, matematikë, llogaritje, mjekësi, astronomi, gjeograf, inxhinieri, art dhe letërsi. Disa hulumtues e pranojnë të vërtetën se qytetërimi perëndimor mbështetej në rend të parë mbi qytetërimin islam. Pa të, qytetërimit perëndimor do t’i duheshin të paktën edhe 500 vjet për ta arritur atë që e ka arritur tashmë

history

Shtimi i vlerës përmes sportit

Muhammedi i nxiste shokët e tij t’i mbanin trupat e shëndetshëm, dhe të mësonin lloje të ndryshme të sporteve, si noti, qitja me shigjetë, kalërimi dhe garat me kuaj. Përveç kësaj, ai mori pjesë në disa gara vrapi me shokët e tij, një sport ky që shkakton gëzim dhe ngacmim. Transmetohet se Muhammedi bënte gara vrapi me të shoqen Aishen. Një herë garën e ftonte ajo, e herën tjetër ai. Ky aktivitet e pasqyronte dashurinë e ndërsjellë, harmoninë dhe argëtimin që kishte Muhammedi me të shoqen. (Abu-Dawoud, 2/334, 2578. Ibn-Majeh, 3/149, 1979) Muhammedi caktoi një hapësirë që do të ishte fushë për gara në pjesën perëndimore të Xhamisë Nebevi në Medine. Garat e vrapit me kuaj zhvilloheshin në po atë fushë. Një xhami u ndërtua pranë fushës për gara dhe u quajt Xhamia Sabak (d.m.th., xhamia e fushës për gara)

history
Scientist Major Contributions
Geber 
Father of Chemistry 
721-815 CE
Jaber Ibn Hayyan was a prominent polymath: a chemist, astronomer, astrologer, engineer, geologist, philosopher, physicist, and pharmacist and physician. He is considered by many scientists to be the father of chemistry. He was the first to discover many acids such as nitric, hydrochloric and sulfuric acids. He described many chemical processes such as evaporation, sublimation and distillation. The historian of chemistry Eric John Holmyard gives credit to Geber for developing alchemy into an experimental science.
Algoritmi
Father of Algorithms 
780-850 CE
Mohammad Ibn Musa Al-Khwarizmi was one of the greatest scientists of his time. He was a mathematician, an astronomer and a geographer. He introduced the decimal positional number system to the world. He made a great contribution to Mathematics when he developed Algebra (derived from the word Al-Jabr) and “algorithms” which were named after him. His name is the origin of the word guarismo in Spanish and the word algarismo in Portuguese, both meaning digit.
Rhases (Rasis) 
Father of Physicians 
865-929 CE
Abu Bakr Muhammad Ibn Zakariya AlRazi. He was considered by many scientists as the father of physicians. He was the first to differentiate smallpox from measles. He discovered numerous compounds and chemicals including alcohol and kerosene. Edward Granville Browne considers him as the most original of all the physicians. He wrote many important books which were translated to different languages including English such as “Al-Hawi” medical Encyclopedia, The Big Pharmacology, Kidney and Bladder Stones and The Book of Experiences.
Avicenna 
Father of Modern Medicine 
980-1037 CE
Abu Ali Al-Hussein Ibn Sina is one of the most eminent Muslim scholars in medicine and one of the most famous Muslim scientists in the world. He was a polymath and the author of almost 200 books on science, religion and philosophy. Avicenna’s two most important works are: Shifa (The Book of Healing) which is a philosophical encyclopedia based on Aristotelian tradition and Al Qanun Fi-Tibb (The Canon of Medicine). The Canon is a 14-volume book, which classifies and describes diseases, and outlines their assumed causes. It was translated to different languages and was a standard medical text in Europe for seven centuries (until early 18th century).
Al Jazari 
1136-1206 CE
Abul-Iz Bin Ismael Al-Jazari. He is best known for writing the “Book of Knowledge of Ingenious Mechanical Devices” where he described fifty mechanical devices along with instructions on how to construct them. Al-Jazari is also known as the inventor of the largest astronomical “castle clock”, which is considered to be the first programmable analog computer. According to Donald Routledge Hill, Al-Jazari described the most sophisticated candle clocks. He also invented the water clock and the crank shaft that transforms rotary motion into linear motion.
history