Të drejtat e njeriut
Liria dhe
barazinë e njerëzimit.
"O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fse që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” Kur’ani Fisnik, 49:13
“Pa detyrim” është një rregull thelbësore në Islam
Muhammedi e shpalli veten si i Dërguar i Zotit. Ai e pranoi Porosinë Hyjnore për njerëzimin, dhe u përpoq t’iua kumtonte atë të gjithë njerëzve, por nuk detyroi askënd që ta pranonte atë. Ai e recitoi Kur’anin Fisnik që e konfrmon lirinë e besimit dhe lirinë e zgjedhjes për të gjithë njerëzit.
“Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” Kur’ani Fisnik, 10:99 “Në fe nuk ka detyrim. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm.” Kur’ani Fisnik, 2:256
Moraliteti dhe barazia e të gjitha racave:
Në Islam, të gjithë njerëzit konsiderohen si të barabartë para ligjit, për shkak të përkatësisë së tyre gjinisë njerëzore. Devotshmëria dhe epërsia e karakterit moral, janë i vetmi kriter për epërsinë individuale në sytë e Zotit. Muhammedi e ka thënë këtë me falët e tij:
“Zoti juaj është Një. E gjithë gjinia njerëzore është nga Ademi, ndërsa Ademi është krijuar nga pluhuri. Një arab nuk ka epërsi ndaj një jo-arabi, e as një jo-arab nuk ka epërsi ndaj një arabi, veçse nga devotshmëria (Musnad Ahmad 10/5586, 23972)
Skllavëria ekzistonte para kohës së Muhammedit. Në fakt, ajo ishte pjesë e shumë sistemeve shoqërore në botë. Skllevërit konsideroheshin si asete fnanciare dhe si pjesë e pasurisë së njerëzve. Meqenëse Islami e mbron pasurinë dhe pronën e njerëzve, skllavëria gradualisht u braktis.
Shpagimi për thyerjen e disa rregullave islame kërkonte lirimin e skllevërve (blerja e robit nga dikush dhe lirimi i tij, apo i saj). Po ashtu, abuzimi apo ndëshkimi i skllevërve pa ndonjë arsye të drejtë kërkonte lirimin e tyre me qëllim shpagimin për mëkatin e tillë. Kjo vazhdoi derisa skllavëria nuk u hoq tërësisht. Muhammedi i inkurajonte besimtarët t’i lironin skllevërit për hir të Zotit. Me një rast, Muhammedi e pa një person që quhej Ebu Mes’ud El-Bedri teksa e godiste dhe e fshikullonte skllavin e tij. Muhammedi i tha prerazi:
“Ti duhet ta dish se Zoti është më i aftë dhe ka më shumë pushtet mbi ty sesa aftësia apo pushteti yt mbi këtë skllav.” Ebu Mesudi si u qetësua paksa i tha Muhammedit me një gjuhë shfajësuese: “Do ta liroj atë për hir të Zotit”. Muhammedi vijoi: “Po të mos e bëje këtë, zjarri i xhehennemit do të ta prekte fytyrën”
Muhammedi nxiste lirimin e skllevërve dhe i shtroi rregullat islame për eliminimin e skllavërisë
Skllavëria ekzistonte para kohës së Muhammedit. Në fakt, ajo ishte pjesë e shumë sistemeve shoqërore në botë. Skllevërit konsideroheshin si asete fnanciare dhe si pjesë e pasurisë së njerëzve. Meqenëse Islami e mbron pasurinë dhe pronën e njerëzve, skllavëria gradualisht u braktis.
Shpagimi për thyerjen e disa rregullave islame kërkonte lirimin e skllevërve (blerja e robit nga dikush dhe lirimi i tij, apo i saj). Po ashtu, abuzimi apo ndëshkimi i skllevërve pa ndonjë arsye të drejtë kërkonte lirimin e tyre me qëllim shpagimin për mëkatin e tillë. Kjo vazhdoi derisa skllavëria nuk u hoq tërësisht. Muhammedi i inkurajonte besimtarët t’i lironin skllevërit për hir të Zotit. Me një rast, Muhammedi e pa një person që quhej Ebu Mes’ud El-Bedri teksa e godiste dhe e fshikullonte skllavin e tij. Muhammedi i tha prerazi:
“Ti duhet ta dish se Zoti është më i aftë dhe ka më shumë pushtet mbi ty sesa aftësia apo pushteti yt mbi këtë skllav.” Ebu Mesudi si u qetësua paksa i tha Muhammedit me një gjuhë shfajësuese: “Do ta liroj atë për hir të Zotit”. Muhammedi vijoi: “Po të mos e bëje këtë, zjarri i xhehennemit do të ta prekte fytyrën” (Al-Hakim, 1/93, 317. Al-Bayhaqi, 6/96, 11640)
Të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit:
Prophet Muhammad Introduced And Taught People Sharia Law, I.E. God's Law That Regulates People's Life And Controls Their Dealings And Transactions. He Emphasized That All People Should Respect The Law And The Offenders Must Be Punished Regardless Of Their Social Standing. When The Law Is Applied Justly, All People Enjoy Justice And Security.
Për shembull, grabitja dhe vjedhja janë sulm ndaj pasurisë së njerëzve. Keqbërësit duhen ndëshkuar, pavarësisht racës dhe klasës së tyre shoqërore. Muhammedi tregoi që askush nuk është mbi ligjin, madje as farefsi i Muhammedit. Ai ka thënë qartë se do ta kishte ndëshkuar edhe bijën e tij të dashur (Fatimenë), sikur të kishte vjedhur (pasurinë e dikujt).4:
Gjykoni me drejtësi: rrëfmi i Tumehut dhe burrit çifut:
Me një rast, një burrë arab me emrin Tumeh Bin Ubejrik vodhi një mburojë prej metali, që ishte pjesë e një takëmi parzmoreje dhe e fshehu atë në shtëpinë e një shoku çifut. Çifuti u akuzua për vjedhje të mburojës prej metali, por ai e mohoi këtë dhe e akuzoi Tumehun. Meqë kundërvajtësi nuk dihej ende, shumë muslimanë arabë ndjenin keqardhje për Tumehun dhe u orvatën të ndikonin mbi mendimin e Muhammedit për ta kthyer rastin kundër burrit çifut, por drejtësia islame mbizotëroi. U dëshmua që Tumeh ishte fajtor, ndërsa burri çifut i pafajshëm. Në këtë kontekst, u shpall një varg nga Kur’ani Fisnik që kërkon drejtësi:
“Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu. Mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë).” Kur’ani Fisnik, 4:105
Të drejtat dhe detyrimet e grave
Muhammedi e ripohoi mbrojtjen e të drejtave të grave në falimin e tij të lamtumirës. Ai tha
“O Njerëz, është e vërtetë se ju keni ca të drejta në lidhje me gratë tuaja, por edhe ato kanë të drejta mbi ju. Mbani mend se ju i keni marrë për gra nën besimin e Zotit dhe me lejen e Tij. Trajtojini gratë tuaja mirë dhe jini të sjellshëm ndaj tyre, sepse ato janë partneret tuaja dhe ndihmuese të përkushtuara” (Sahih Al-Bukhari, 6/27, 5185. Muslim, 4/178, 1468)
Muhammedi i kumtoi Urdhëresat e Zotit në lidhje me jetimët. Kur’ani Fisnik i urdhëron muslimanët t’i mbrojnë të drejtat e jetimëve dhe t’i trajtojnë ata me mirësjellje dhe drejtësi
“Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.” Kur’ani Fisnik, 4:10
O Profeta Muhammad disse:
“Unë dhe personi që përkujdeset për një jetim, do të jemi në Parajsë kështu” duke i bashkuar gishtin e tij tregues dhe atë të mesëm”.5
Dorëzojua amanetet të zotëve:
Nga Muhammedi u kërkua ta udhëhiqte namazin mortor për një person, por ai i pyeti fllimisht shoqëruesit e tij: “A ka huazuar ky njeri para, ose a ka pasur në posedim amanete që u kanë takuar të tjerëve?” Ata thanë: “Po.” Atëherë Muhammedi kërkoi që fllimisht t’ua dorëzonin amanetet të zotëve dhe pastaj do të falej për të. Kur’ani Fisnik, 4:58 thotë::
“Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. Allahu dëgjon dhe sheh si veproni.”
Mbrojtja e të drejtave të trashëgimtarëve
Sipas ligjit islam, kur dikush vdes, anëtarët e familjes së tij apo të saj më të afërt kanë të drejtë për pjesë të përcaktuara nga trashëgimia (pasuria dhe prona e personit të ndjerë). Islami nuk lejon që një person të ndajë me testament më shumë se një të tretën e pasurisë së tij/saj për qëllime bamirësie apo si dhurim. Kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes të së drejtave të trashëgimtarëve dhe për të siguruar shpërndarje të drejtë të trashëgimisë ndër të gjithë ata
Muhammedi e kishte vizituar një nga shokët e tij pasi ky i fundit kishte rimarrë veten pas një sëmundjeje. Burri tha që kishte një pasuri të madhe dhe se kishte vetëm një bijë si trashëgimtare. Ai e pyeti Muhammedin se a mund të linte dy të tretat e pasurisë së tij si bamirësi. Muhammedi i tha: “Jo!” Burri e pyeti për një të tretën? Muhammedi tha: “Një të tretën (duke u pajtuar), e madje edhe një e treta është shumë. T’i lësh trashëgimtarët e tu të pasur është më mirë sesa t’i lësh të varfër që të kërkojnë ndihmë
S’ka fajde në Islam
Muhammedi ka thënë: “Zoti ua ka ndaluar të merrni fajde, prandaj të gjitha detyrimet me kamatë do të shfuqizohen tani e tutje. Juve ju takon ta mbani kapitalin tuaj. Ju as nuk do të shkaktoni e as nuk do të vuani çfarëdo pabarazie. Allahu ka gjykuar që të mos ketë fajde (kamatë).”
“Ata që hanë (kërkojnë) kamatë, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata”! E Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën.” Kur’ani Fisnik, 2:275
Vrasja dhe gjakderdhja për nder janë të ndaluara:
Muhammedi e ndaloi hakmarrjen (shpagimin) dhe gjakmarrjen (armiqësi apo ngatërresë gjaku). Në fjalimin e tij të lamtumirës ai tha
“Çdo e drejtë që del nga vrasja në ditët para Islamit nuk merret parasysh tash e tutje, ndërsa e drejta e parë e tillë nga e cila unë heq dorë është ajo që del nga vrasja e Rabias (kushërirë e Muhammedit). MOS SHKATËRRONI (Tirmithi, 5/167, 3087. Ibn-Majeh, 4/243, 3055)
Vrasje të qëllimshme dhe vrasje gabimisht:
Vrasja e qëllimshme dhe vrasja me pahir: Vrasja e qëllimshme i nënshtrohet shpagimit në lloj, ndërsa vrasësi duhet ndëshkuar. Mirëpo, kushdo që vret dikë me pahir dhe shkakton vdekje aksidentale, duhet t’i paguajë kompensim familjes së personit të vrarë. Në kohën e Muhammedit, zhdëmtimi arrinte njëqind deve. Muhammedi i tha popullit të tij se kushdo që kërkon më shumë se ky numër është person i Epokës së Injorancës
Luftoni vetëm ata që ju luftojnë:
Muhammedi i mësoi ithtarët e tij të jenë kategorikë ndaj armiqve të tyre, as të nënshtruar e as agresivë. Ai ishte pashmangshmërisht i përfshirë nëpër fushëbetejat. Muhammedi i përcaktoi rregullat dhe etikën e angazhimit me armiqtë në betejat dhe të sjelljes me robërit e luftës.
Ai i mësoi muslimanët të mos i luftojnë civilët, dhe të mos sulmojnë apo vrasin fëmijë, gra e pleq. Ai kërkoi nga ata të mos e shkatërrojnë mjedisin jetësor apo të dëmtojnë drutë. Ai iua përkujtonte vazh– dimisht atyre se përfshirja e tyre në beteja duhet bërë në baza të sigurta, dhe për hir të Zotit i Cili nuk i do ata që i kapërcejnë kufijtë. Ajeti 190 i sures së 2-të të Kur’anit Fisnik i vendos rregullat themelore për luftimin e armiqve dhe agresorëve. Ai thotë qartë:
MOS VRISNI
civilë, fëmijë, gra dhe pleq
MOS SHKATËRRONI
mjedisin dhe mos i prisni drutë
“Dhe lufoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fllojnë lufën).
Muhammedi e konsideronte vetëvrasjen mëkat madhor
Muhammedi e tha këtë me këto falë: “Kushdo që vetëvritet me një copë metali, ai/ajo do të ringjallet në Ditën e Gjykimit duke e mbajtur të njëjtën copë metali dhe duke u vetëvrarë pandërprerë në zjarrin e xhehennemit përgjithmonë; ndërsa kush vetëvritet me helm, ai/ajo do të ringjallet në Ditën e Gjykimit duke e mbajtur po të njëjtin helm dhe duke e gëlltitur pandërprerë atë në zjarrin e xhehennemit përgjithmonë; e kush vetëvritet duke u hedhur nga ndonjë vend i lartë, siç është mali, do ta bëjë të njëjtën në zjarrin e xhehennemit përgjithmonë.”6
Shenjtëria dhe pacenueshmëria e jetës njerëzore
Ngase Zoti është krijues i jetës dhe i vetmi kontrollues i saj, Ai e posedon vetë jetën e krijesës. Zoti thotë në Kur’anin Fisnik në lidhje me rastin e të parës vrasje në histori kur Kabili/Kaini, i biri i Ademit, e vrau të vëllanë Habilin/Abelin:
“Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush vret një njeri (pa të drejtë), pa mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte vrarë gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufjtë në vrasje) në këtë tokë.” Kur’ani Fisnik, 5:32
Muhammedi e dënonte dhunën
Muhammedi nuk e përdorte kurrë dhunën si mjet për kumtimin e Porosisë së Zotit, apo për ta imponuar fenë e Zotit. Edhe pse ai themeloi një Shtet Islam në Medine, ai, nuk e përdori kurrë bashkësinë e vogël të muslimanëve që mbetën në Mekë për të krijuar probleme, apo për t’i vrarë armiqtë e tij. Në fakt, ai kërkoi nga ithtarët e tij ta respektonin rendin shoqëror të shoqërisë ku jetonin.
Muhammedi i mësoi besimtarët se kudo dhe kurdo që butësia dhe mirësjellja përdoren në ndonjë çështje, kjo ia shton vlerën asaj dhe do të japë rezultate të mira. Ai i mësoi po ashtu se vrazhdësia dhe sjelljet harbute do të prishin çdo çështje. Transmetuar nga Muslimi