Gratë në islam
Të drejtat e grave,
fuqizimi dhe trajtimi.
Muhammedi iua dha grave të drejtat e tyre
Para shfaqjes së Islamit, gratë nuk kishin kurrfarë të drejtash qytetare. Arabët u jepnin përparësi foshnjave meshkuj ndaj atyre femra, deri në atë masë sa shumë baballarë i varrosnin të gjalla foshnjat e tyre femra.
“Women are the twin halves of men.” (Tirmithi, 1/154, 113)
Pa diskriminim gjinor:
Muhammedi e dënonte diskrimi– nimin midis fëmijëve meshkuj dhe femra dhe i mësonte shokët e tij t’i duan fëmijët e tyre dhe t’i rrisin siç duhet pavarësisht gjinisë së tyre. Në fakt, ai e theksoi dhënien e më shumë kujdesi dhe vëmendjeje fëmijëve femra derisa të rriten dhe të martohen. Muhammedi ka thënë
The word "Muhammad" in Arabic calligraphy being designed in an artistic and symmetrical way. The actual word looks like this . Letters M and H which form the first half of the word "Muhammad" are symmetrical with letters M and D which form the second half of the word "Muhammad" in Arabic
Gratë trashëgojnë si burrat:
Para Islamit, gratë nuk kishin të drejtë trashëgimie. Muhammedi e ndryshoi me sukses këtë zakon. Femrat e fituan të drejtën të trashëgonin si edhe meshkujt. Megjithatë, Muhammedi nuk e krijoi sistemin islam të trashëgimisë, por vetëm i kumtoi Fjalët e Zotit (të ruajtura në Kur’anin Fisnik), që i përcaktojnë pjesët për secilin individ (mashkull dhe femër) të aftë për të trashëguar..
Gratë kanë një identitet unik:
Bashkëshortja nuk konsiderohet si pjesë e gjërave personale të burrit. Ajo ka identitet unik. Kur martohet një grua, ajo nuk e ka të nevojshme ta ndryshojë mbiemrin e saj. Identiteti i saj ruhet, ndërsa pasuria dhe prona e saj mbrohen nga ligji islam. Kur i shoqi ndërron jetë, ajo konsiderohet si njëra nga trashëgimtarët dhe jo pronë që trashëgohet nga trashëgimtarët meshkuj, siç ka qenë para Islamit. (Para Islamit, gratë trajtoheshin si pasuri e tundshme).
(i.e. faith in God has not yet established strongly in his/her heart, therefore the person does not feel guilty or fear God when fornication is committed).
“And don’t approach (come near unto) fornication (unlawful premarital or extramarital sex), Lo! It is an abomination and an evil way”. The Quran, 17:32
Gruaja nuk është vegël seksi:
Prostitucioni dhe kurorëshkelja (kurvëria) janë të ndaluara rreptësisht në Islam. Muhammedi ka thënë: Kur një person kryen kurvëri, ose kurorëshkelje atëherë ai/ajo nuk është në gjendje imani (besimi) (d.m.th. besimi tek Zoti nuk është vendosur ende fuqishëm në zemrën e tij/saj, prandaj personi nuk ndihet fajtor, apo nuk frikësohet nga Zoti kur kryhet kurvëria).
Hixhabi dhe modestia në Islam:
Në Islam, mbajtja e shamisë dhe veshja modeste është detyrë për gratë e rritura. Përveç kësaj, mësimet islame ua ndalojnë grave t’i shfrytëzojnë trupat e tyre, ose femërinë e tyre për nge publike dhe ngasje seksuale. Bizneset, reklamat, ose publicitetet që mbështeten mbi ekspozimin e trupit të grave për ngasje dhe tërheqje seksuale, nuk lejohen në Islam. Mësimet islame i bllokojnë mjetet dhe mënyrat që do të mund të shpinin në shqetësim seksual, mësymje seksuale, krime përdhunimi, sëmundje seksuale dhe neveri të tjera si lakuriqësia dhe pornografia.
Martohuni!
Një i ri kërkoi nga Muhammedi t’i jepte leje të kryente kurvëri (të kishte seks jashtëmartesor me një shoqe ose prostitutë). Muhammedi iu përgjigj: “A e pranon këtë për nënën tënde?” I riu iu përgjigj: “Jo”. Muhammedi tha: “Njëlloj njerëzit nuk e duan këtë për nënat e tyre”. Pastaj e pyeti të riun të njëjtën gjë edhe tri herë: “A e do këtë për bijën, motrën, tezen tënde?” Secilën herë ai iu përgjigj: “Jo”, ndërsa Muhammedi e përsëriti po të njëjtën gjë: “Njëlloj, njerëzit nuk e duan këtë për bijat, motrat dhe tezet e tyre”. Pastaj Muhammedi e vendosi dorën e tij mbi zemrën e atij të riu dhe iu lut Zotit: “O Zoti im: falja mëkatin, pastroja zemrën dhe dhuroji dëlirësi”. Martohuni! Muhammedi i nxiste njerëzit të martohen dhe të krijonin jetë familjare. Ai ua mësonte ithtarëve të tij vlerat islame bujare që ndalojnë marrëdhëniet seksuale, pos si marrëdhënie normale bashkëshortore midis një burri dhe një gruaje. Seksi jashtemartesor Gratë Gratë (Sahih Al-Bukhari, 3/26, 1905) (Munsad Ahmad, 10/5220, 22641)
Muhammedi i autorizoi gratë
Brenda përpjekjeve të tija për t’i autorizuar rolet e grave në shoqëri, Muhammedi caktoi disa ditë brenda çdo jave për arsimimin e grave. Ai i nxiti ato të marrin pjesë në ngjarjet, festat dhe lutjet islame. Madje edhe shtëpiaket mund ta takonin Muhammedin, të flisnin me të dhe të kërkonin ndihmën, apo këshillën e tij. Ai kërkonte po ashtu nga gratë të bënin zotim zyrtar (siç bënin burrat), ngaqë ato ishin përgjegjëse para Ligjit islam. Gratë luajnë një rol kyç në shoqëri, ngase e ushqejnë, e rrisin dhe e edukojnë gjeneratën e ardhshme që do ta formojë shtetin. Gratë muslimane ishin të autorizuara të merrnin pjesë aktive në shoqëri, pa e mbuluar rolin e burrave. Ndonëse përparësia i jepej gjithmonë detyrës së rritjes së fëmijëve dhe kujdesit për mirëqenien e tyre, gratë e kishin zakon të punonin dhe të merrnin pjesë në jetën shoqërore e politike
Muhammedi e nxiste kujdesin për vajzat/bijat
Muhammedi e theksonte në disa raste trajtimin e mirë të femrave, dhe i përshkruante ato si delikate dhe “të brishta si qelqi”. Ai u thoshte shokëve të tij se kushdo që i rrit vajzat e tij siç duhet, dhe i bindet Zotit në kujdesin për to, si dhe i udhëzon në fe, ai do ta fitojë Parajsën.
Muhammedi e nxiste respektin e plotë ndaj nënave
Një burrë e pyeti Muhammedin: “Kush e meriton ndihmën dhe shoqërinë time më të afërt?” Muhammedi iu përgjigj: “Nëna jote”. Pastaj burri e pyeti po pas saj kush tjetër? “Muhammedi përsëri iu përgjigj: “Nëna jote”. Burri e parashtroi të njëjtën pyetje edhe një herë, ndërsa Muhammedi iu përgjigj për të tretën herë: “Nëna jote”. Pastaj nga kureshtja burri e parashtroi pyetjen për të katërtën herë (ai e kuptoi që Muhammedi dëshironte ta theksonte trajtimin më të mirë ndaj nënave). Atëherë Muhammedi i tha: “Babai yt (pra babai yt e meriton ndi– hmën dhe shoqërinë tënde më të afërt pas nënës tënde)”.
Muhammedi nxiti trajtimin e mirë të bashkëshorteve:
Muhammedi nxiti trajtimin e mirë të bashkëshorteve:
“Besimtarët që shfaqin besimin më të përkryer, janë ata që kanë karakterin më të mirë; ndërsa më të mirët nga besimtarët, janë ata që janë më të mirë me gratë e tyre.” (Tirmithi, 6/188, 3895)
Kjo nxit dashurinë, harmoninë dhe të kuptuarit e ndërsjellë
Muhammedi e donte bashkëshorten e tij:
Muhammedi e donte bashkëshorten e tij: Disa vite pasi kishte ndërruar jetë bashkëshortja e tij e parë, Hadixheja, Muhammedi u martua me Aishen, bijën e shokut të tij më të ngushtë, Ebu Bekrit. Përkundër besnikërisë së tij ndaj gruas së tij të ndjerë, ai e donte Aishen dhe ishte i hapur ndaj saj. Një herë atë e pyeti Amr ibn El-Asi (një shok): “Kush është personi më i dashur për ty?” Muhammedi u përgjigj pa hezituar: Aisheja. (Al-Bukhari, 5/5, 3662)
Konfrmojani dashurinë tuaj bashkëshortes suaj:
Aisheja rrëfen se Muhammedi e ka përshkruar dashurinë e tij ndaj saj, si një nyje e lidhur fort në litar. Aisheja e kishte për zakon ta pyeste Muhammedin kohë pas kohe “si është nyja”, ndërsa Muhammedi ia konfrmonte dashurinë që kishte për të. Ai i thoshte: “Nyja është ende e lidhur fortë siç ka qenë“.
Muhammedi e kishte zakon të kërkonte nga Aisheja t’u dërgonte një shërbim ushqimi miqve të bashkëshortes së tij të ndjerë Hadixhesë, gjithmonë kur Aisheja gatuante ndonjë dash apo dele.. Muhammedi ia përmendte Aishes se askush nuk kishte qenë më i mirë se Hadixheja në kohën e saj; ajo i kishte besuar atij kur e kishte pranuar shpalljen e Zotit për herë të parë, e shumë të tjerë nuk i kishin besuar (disa nga xhaxhallarët dhe kushërinjtë e tij nuk i kishin besuar). Ajo e mbështeste atë me paratë e saja dhe e përkrahte atë pa hezitim. Përkundër faktit që disa njerëz mund t’i konsiderojnë komentet e Muhammedit për bashkëshorten e tij të ndjerë Hadixhenë si nxitje të xhelozisë tek bashkëshortja e tij Aisheja, ai ishte bashkëshort i drejtë dhe besnik ndaj grave të veta.
Muhammedi demonstroi besnikëri shembullore ndaj bashkëshortes së tij të ndjerë:
Sipas disa transmetimeve, kur Muhammedi u kthye në Mekë në vitin 630 e.r., ai kërkoi nga shoqëruesit e tij që ta ngrenë çadrën e tij afër varrit të Hadixhesë. Ishte kjo një shprehje e dashurisë dhe besnikërisë ndaj saj.
Kjo është fala “Muhammed” në arabishte e dizajnuar në stil formues që duket si gjeth. Nga artisti në plastikë Farid El-Ali.