profeci
Muhamedi dhe
Zbulesa hyjnore
Muhammedi nuk e dinte se do të bëhej Pejgamber:
Ai jetonte një jetë etike dhe të rëndomtë. Ai njihej për besnikërinë e tij, integritetin dhe të qenët i besueshëm. Ai kurrë nuk adhuroi idhuj në kohën kur adhurimi i idhujve ishte i përhapur në shoqërinë politeiste.
Ai besonte gjithmonë se e tërë gjithësia duhet të kishte qenë e krijuar dhe e kontrolluar nga një Zot. Ai e kishte zakon ta adhuronte Zotin duke u tërhequr në një shpellë (634 m lartësi mbidetare) në një mal 4 km në lindje të Mekës. Kjo shpellë është e njohur si shpella Hira që gjendet në maje të malit të quajtur “Xhebel en-Nur” (d.m.th. Mali i Dritës). Kjo për arsye se Muhammedi e pranoi shpalljen e parë nga Zoti kur ishte duke medituar në këtë shpellë.
Nuk ishte iluzion dhe nuk ishte ëndërr:
Kur Muhammedi arriti moshën dyzetvjeçare, ai flloi të meditonte shpesh në Shpellën Hira. Gjatë muajit ramazan (muaji i nëntë i vitit hënor, rreth vitit 610 e.r.), Kryeengjëlli Gabriel iu shfaq atij për herë të parë teksa ky ishte në shpellë dhe e urdhëroi atë: “Lexo!” Muhammedi u frikësua.
Kur Muhammedi arriti moshën dyzetvjeçare, ai flloi të meditonte shpesh në Shpellën Hira. Gjatë muajit ramazan (muaji i nëntë i vitit hënor, rreth vitit 610 e.r.), Kryeengjëlli Gabriel iu shfaq atij për herë të parë teksa ky ishte në shpellë dhe e urdhëroi atë: “Lexo!” Muhammedi u frikësua.
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës)... Lexo! Se Zoti yt është më Bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” Kur’ani Fisnik, 96:1-5
Kryeengjëlli Gabriel u zhduk pas këtij takimi të shkurtë.
Muhammedi u tmerrua
Ai ishte jashtëzakonisht i frikësuar. Vrapoi prapa në shtëpinë e tij. Ai po dridhej. I rrëfeu të shoqes Hadixhesë se ç’i kishte ndodhur dhe kërkoi nga ajo që ta mbulonte. Ajo i tha se Zoti nuk do ta braktiste atë e as nuk do të lëshonte që djajtë ta preknin pasi ai mbante marrëdhënie të mira me farefsin, u ndihmonte të varfërve dhe i pëlqente të bënte bamirësi.
Kjo është fala Muhammed në arabishte e dizajnuar nga artisti Abdul Mexhid El Noerat. Ajo e simulon hipjen e Muhammedit mbi malin Nur (Dritë) dhe përpjekjen e tij të kuptonte për Zotin Një, Krijuesin dhe Zotëruesin e të gjitha qenieve
Një shpallje hyjnore apo pëshpëritje djallëzore?
Muhammedi kishte frikë se mos vallë ishte i pushtuar nga e liga. Ai shkoi bashkë me të shoqen Hadixhenë për t’ia treguar tërë ngjarjen Vereke Bin Neufelit (një kushëri i Hadixhesë), i cili ishte një fetar i krishterë dhe me njohuri të mira për Biblën. Vereke parashikoi se Muhammedi do të bëhej Pejgamber dhe e siguroi atë se ajo që kishte përjetuar ishte shpallje hyjnore, e ngjashme me atë që kishte pranuar Moisiu, profeti i çifutëve. Vereke dëshiroi ta përkrahte Muhammedin, por ai ishte i shtyrë në moshë asokohe. Ai i tha Muhammedit se do të dëbohej nga Meka nga vetë populli i tij dhe se do të trajtohej me armiqësi nga disa njerëz.
Ti je i Dërguar i Zotit:
Muhammedit i duheshin ca ditë sa ta mblidhte veten dhe nuk u kthye tek mali. Pas njëfarë kohe Kryeengjëlli Gabriel u kthye tek ai dhe e lajmëroi se ai do të ishte i dërguar i Zotit (Allahut të Lavdëruar dhe të Lartësuar)., me qëllim që t’ua kumtonte Porosinë e Tij Hyjnore të gjithë njerëzve. Gabrieli i recitoi ajetet në vijim nga Zoti:
Muhammedit i duheshin ca ditë sa ta mblidhte veten dhe nuk u kthye tek mali. Pas njëfarë kohe Kryeengjëlli Gabriel u kthye tek ai dhe e lajmëroi se ai do të ishte i dërguar i Zotit (Allahut të Lavdëruar dhe të Lartësuar)., me qëllim që t’ua kumtonte Porosinë e Tij Hyjnore të gjithë njerëzve. Gabrieli i recitoi ajetet në vijim nga Zoti:
Gabrieli vazhdoi t’i vinte Muhammedit për një periudhë kohore prej 23 vitesh. Gjatë kësaj periudhe, u shpall Porosia e Zotit (Kur’ani Fisnik) për njerëzimin.
Muhammedi ua kumtoi Porosinë e Zotit të gjithë
njerëzve:
Muhammedi veproi sipas shpalljes që e pranoi në vitin 610 e.r. Ai i ftoi njerëzit në Arabi dhe jashtë Arabisë të besonin në një Zot (Allahun) dhe t’u bindeshin Urdhëresave të Tij, ngaqë ato ishin caktuar për mirëqenien e mbarë njerëzimit
Për çka bënte falë “Porosia”?
TPorosia e Islamit bazohet mbi “Akiden”, përkatësisht deklarimin e besimit në Një Zot, dhe “Sheriatin”, që nënkupton Ligjin e Zotit, sistemi dhe rregullat që drejtojnë marrëdhëniet, veprimtaritë dhe praktikat e përditshme të njerëzve
Sheriati ndahet në tri degë kryesore: (1) Adhurimi: siç janë namazet ditore, agjërimi, lutjet, dhënia e Zekatit (lëmoshës), etj. (2) Morali: siç janë veprat e drejta, mirësjellja dhe vlerat (ndershmëria, sinqeriteti, bujaria, dashuria, bashkëpunimi etj.). (3) Veprimtaritë dhe marrëdhëniet jetësore me të tjerët, siç janë normat e drejtësisë, të drejtat e njerëzve, etika e tregtisë dhe biznesit, trashëgimia etj
Shënim:
Pas pranimit të shpalljes hyjnore, Muhammedi u përqendrua mbi mësimin e njerëzve për monoteizmin (Akiden) për trembëdhjetë vjet me radhë. Pas emigrimit në Medinë, fokusi ishte më tepër mbi shpjegimin dhe zbatimin e Sheriatit.
Paraqitje praktike në Abisini e mësimeve të Muhammedit:
Xha’fer bin Ebi-Talib ishte në mesin e tetëdhjetë muslimanëve që ikën për mbrojtje në tokën e Abisinisë (sot Etiopia në Afrikë). Duke iu drejtuar Mbretit të Abisinisë në emër të muslimanëve që kërkuan azil atje, Xha’feri tha:
Mbreti i krishterë e njohu fenë e Muhammedi:
Xha’feri tha atë që kishte për të thënë, Mbreti i Abisinisë (i cili ishte një person fetar dhe kishte frikë Zotin), kërkoi nga Xha’feri t’i recitonte disa ajete nga “Libri” që i shpallej M u h a m m e d i t . Xha’feri recitoi një pjesë nga kapitulli (sureja) “Merjem”1, nëna e Jezusit. Ai vazhdoi së recituari ndërkohë që Mbreti qau dhe mjekra e tij u njom nga lotët.Mbreti me atë rast tha:
“Porosia që ua sjell Muhammedi dhe ajo që u soll nga Jezusi janë nga i njëjti burim.”