ngarkim ...

Qytetërimi islam

Vlerat shoqërore

Muhammedi i nxiste njerëzit ta duan njëri-tjetrin

Muhammedi ka thënë: “Betohem me Zotin se ju nuk do të jeni besimtarë të mirë të Tij, veçse nëse e doni njëritjetrin. Do t’ju tregoj diçka, nëse bëni atë do ta doni njëritjetrin. Përshëndetni njëritjetrin shpesh dhe bëjeni këtë shprehi të zakonshme.” (Transmetuar nga Muslimi 54) Ai ka thënë po ashtu: “Askush nuk do të jetë besimtar i mirë, nëse nuk ia do vëllait të tij atë që ia do vetvetes.” (Transmetuar nga Muslimi 2699)

 

Dhe: “Kushdo që e ndihmon një besimtar ta kapërcejë një vështirësi, Zoti do ta ndihmojë atë të kapërcejë një vështirësi në Ditën e Gjykimit, dhe Zoti do ta ndihmojë vazhdimisht një individ përderisa ai/ajo i ndihmon të tjerët” .1 (Transmetuar nga Muslimi)

 
history

Përshëndetja e njerëzve është porosi paqeje:

Muhammedi ka thënë: “Kurrë mos e nënvlerësoni ndonjë veprim të sjellshëm, madje edhe nëse i takoni të tjerët me fytyrë të buzëqeshur”2. Dhe: “Ai që i përshëndet i pari të tjerët, është më i afërt tek Zoti se të tjerët”3. Në një rast tjetër ai i tha dikujt që e pyeti për mënyrën e mirë të sjelljes me njerëzit: “Jepuni njerëzve ushqim dhe përshëndetini ata që i njihni dhe ata që nuk i njihni”.4 (Transmetuar nga Muslimi 2626)

history

Muhammedi e kishte zakon t’i përshëndeste njerëzit ngrohtësisht:

Sipas rrëfmeve autentike, Muhammedi takohej me njerëzit me fytyrë të ndritshme, ndërsa kur tokej me të tjerët , ai nuk e lironte kurrë dorën para se këtë ta bënte ai tjetri.

Muhammedi kishte një sens të lartë humori:

Ai ishte një person shumë gazmor dhe optimist. Njerëzit që kishin punë me të e përshkruanin atë si person të pëlqyer dhe njëkohësisht ai ishte i nderuar dhe i respektuar. Në disa raste ai bënte shaka me shokët e tij dhe me anëtarët e familjes. Gjatë kohës së Muhammedit, gara në shpejtësi (si vrapi) ishte një veprimtari e zakonshme për t’u zbavitur. Transmetohet se Muhammedi ishte parë disa herë duke bërë gara në vrap me të shoqen dhe fëmijët e tij

history

Sensi i lartë i humorit me një plakë

Transmetohet se një grua plakë e kishte lutur atë të lutej për të, që ajo të mund të hynte në xhennetin e Zotit. Muhammedi u përgjigj në një mënyrë joserioze: “Në Parajsën e Zotit nuk ka plaka.” Ajo e keqkuptoi atë që tha ai dhe u ngatërrua. Por shumë shpejt ai e shtjelloi këtë: “Ti do të jesh e re kur të futesh në Xhennet” (dhe të gjithë njerëzit do të jenë të tillë).



Sensi i lartë i humorit me shokët e tij:

 

Me një rast, Muhammedi e pa një person me sy të lënduar që quhej Suhejb (që ishte një romak musliman), me pamje të mjerueshme duke ngrënë një hurmë të pjekur. Muhammedi deshi të bënte shaka me të që ta gazmonte një çikë dhe i tha: “Si mund ta hash hurmën duke pasur syrin e majtë të lënduar?” Suhejbi e kuptoi që Muhammedi po bënte shaka ndaj iu përgjigj: “Mos u mërzit, jam duke e ngrënë me anën e djathtë të gojës (ana në të cilën syri i djathtë ishte i shëndoshë). (Al-Hakim, 4/411, 8357. Ibn-Majeh 4/500, 3443) Enes Bin Malik rrëfen se një burrë erdhi tek Muhammedi dhe kërkoi nga ai ta shëtiste mbi deve. Muhammedi i tha: “Do të lë të shëtisësh mbi fëmijën e devesë femër”. Burri iu përgjigj: “Ç’të bëj unë me fëmijën e devesë?”. Atëherë Muhammedi iu përgjigj: “Po a nuk janë të gjitha devetë fëmijë të deveve femra?”.5

history

Muhammedi kujdesej për fëmijët dhe i donte ata

Muhammedi u kushtonte vëmendje fëmijëve. Ai e kishte për zakon t’i përshëndeste dhe të luante me ta. Me një rast Muhammedi e pa një çun se si rrinte i mërzitur ngaqë i kishte ngordhur zogu i vogël. Edhe pse Muhammedi ishte nisur për diku tjetër, ai kaloi ca kohë me atë çunin e vogël për ta kënaqur atë dhe për t’ia hequr mërzinë.6 (Sahih Al-Bukhari, 8/30, 6129. Muslim 6/176, 2150) Muhammedi e kishte për zakon të kërkonte nga prindërit që ta shprehin dashurinë e tyre ndaj fëmijëve të tyre duke i puthur dhe përqafuar ata dhe duke qenë të drejtë me të gjithë fëmijët e tyre

Muhammad described a father who never kissed his child as lacking mercy in his heart.

Muhammedi i donte fqinjët e tij:

Muhammedi kishte një fqinj çifut që nuk e pranoi Islamin, dhe nuk ishte i sjellshëm me të. Kur fqinji çifut u sëmur, Muhammedi e vizitoi atë në shtëpinë e tij, gjë që ia zbuti zemrën fqinjit. Po ashtu, Muhammedi e vizitoi një çun çifut në shtëpinë e tij kur ai u sëmur, nga shkaku se ai kishte punuar si ndihmës, ose si shërbëtor tek Muhammedi për disa kohë

history

Muhammedi e theksonte mirësjelljen ndaj fqinjëve:  

Muhammedi iu tha shokëve të tij se Kryeengjëlli Xhibril/ Gabriel vazhdonte ta këshillonte për trajtim të mirë të fqinjëve. Muhammedi ka thënë se kushdo që beson në Zot dhe në Ditën e Gjykimit duhet të jetë i sjellshëm ndaj fqinjëve të tij/saj. (Sahih Al-Bukhari, 8/10, 6015) Me një rast ai i tha një shoku të tij me emrin Ebu Dherr: “Nëse gatuan supë, gatuaje me më shumë ujë (d.m.th., shtoje sasinë e saj), që të të mjaftojë t’iu japësh ca fqinjëve të tu.”



Muhammedi i shfuqizoi sjelljet e liga shoqërore:

Ai ka thënë në disa raste se njerëzit me parime morale të mira do të jenë më afër tij në Ditën e Gjykimit dhe më të dashurit e tij. Ai ka thënë po ashtu:

“Mos e urreni njëri-tjetrin dhe mos e kini zili njëri-tjetrin, po bëhuni vëllezër.”“Një besimtar i Zotit nuk mallkon, nuk shan e as nuk përdorgjuhë të pamoralshme”.  

history

No derision or defamation:  

Muhammedi i recitoi ajetet vijuese nga Kur’ani Fisnik (që nga Muslimanët konsiderohen si falë të Zotit, e jo falë të vetë Muhammedit)

 

“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.” Kur’ani Fisnik, 49:11

history

Sem más opiniões, suspeitas, acusações nem rumores 

"Ó crentes, evitai tanto quanto possível a suspeita, porque algumas suspeitas implicam em pecado. Não vos espreiteis, nem vos calunieis mutuamente. Quem de vós seria capaz de comer a carne do seu irmão morto? Tal atitude vos causa repulsa! Temei a Allah, porque Ele é Remissório, Misericordiosíssimo." Alcorão Sagrado (49:12)


Não propagueis falsas notícias

Ó crentes, quando um ímpio vos trouxer uma notícia, examinai-a prudentemente, para não prejudicardes a ninguém, por ignorância, e não vos arrependerdes depois. Alcorão Sagrado (49:06

history

Shtimi i vlerës përmes rregullave të mirësjelljes

Muhammedi kujdesej për etikën e sjelljes. Ai i mësonte shokët e tij se mirësjellja është pjesë e shembullit dhe e mënyrës së jetesës (Sunnetit) së tij. Përveç kësaj, shumë ajete në Kur’anin Fisnik nxisin në butësi dhe mirësjellje. Muhammedi thoshte se engjëjt mërziten nga ajo që i mërzit qeniet njerëzore. (p.sh. zërat e lartë, aromat e pakëndshme etj.) Pikat në vijim i përmbledhin disa nga rregullat e mirësjelljes islame

• Mos flisni me zë të lartë dhe mos ecni me arrogancë.
• Mos rrini shumë kur vizitoni një të sëmurë, lejojini atij apo asaj kohë të pushojë.
• Duhet t’ju vijë era e mirë kur shkoni në xhami.
• Ata që hanë hudhra ose qepë nuk duhet të shkojnë në xhami, për të mos i shqetësuar të tjerët me erë, ose me veprim të pakëndshëm (p.sh. gromësira).
• Bëhuni të dobishëm dhe hapuni vend të tjerëve, në hapësirat e tubimit ku vështirë gjendet vend i lirë.
• Thirrini të tjerët me emrin apo nofkën që iu pëlqen atyre
• Vëreni dorën në gojë kur gogësini, dhe bekojini të tjerët kur teshtijnë.
• Kur flisni me të tjerët, duhen përdorur falët më të mira dhe më të pranueshme për ta, ashtu siç iu pëlqen atyre Fjala e mirë është një formë bamirësie në Islam.
• Flisni butë me prindërit tuaj dhe mos u bërtisni në fytyrë, mos u thoni kurrë falë të pahijshme e as “of ose oh” (fala më e vogël e padenjë në arabishte).
• Fëmijët duhet gjithmonë të trokasin në derë dhe të kërkojnë leje për t’u futur, para se të hyjnë në dhomën e prindërve të tyre, në kohë të caktuara gjatë ditës
• Nëse e shërbeni dikë me ujë, ju duhet të jeni i fundit që do të pini (sjellje e parapëlqyer).
Nëse jeni të ftuar për drekë apo banket, hani nga ena më e afërt para jush dhe mos i bezdisni të tjerët.
• Mos fryni në gotën me ujë derisa pini nga ajo.

 

Etiketa me Gratë Uleni shikimin tuaj, dhe mos e ngulni atë mbi gratë ose njerëzit që kalojnë. Muhammedin e kanë parë duke e përkulur gjurin e tij për të shoqen Safjen, për t’i ndihmuar asaj që të hipte e para mbi deve duke i shkelur atij mbi kofshë. (Transmetuar nga Enes bin Malik – Buhari, 9/20)

history

Muhammedi e kishte për zakon t’i respektonte mendimet e të tjerëve

Kurdo që u jepte udhëzime ithtarëve të tij që kuptoheshin dhe perceptoheshin në dy mënyra të ndryshme, ai e kishte për zakon t’i pranonte të dyja mënyrat, me kusht që të dyja ato të arrinin qëllimin e kërkuar në mënyrë të ligjshme.

 

Në betejën e “Dhat El-Selasil”, komandanti musliman Amr ibn El As u kritikua për udhëheqjen e namazit pa marrjen e gusulit dhe abdestit (ai ishte në gjendje të papastërtisë shpirtërore). Muhammedi e dëgjoi justifkimin e tij dhe e pranoi atë. Amri i tha Muhammedit se kishte bërë ftohtë natën dhe nëse ai do ta lante trupin, do të mund të sëmurej dhe nuk do të kishte mundësi ta udhëhiqte grupin e tij. 

Enes bin Malik thotë se ai i shërbeu Muhammedit dhjetë vjet dhe se nuk ishte pyetur kurrë nga Muhammedi se “përse e bëre këtë dhe përse nuk e bëre atë.” (Al-Tirmidhi, 3351)

 

 

Muhammedi e nxiste këshillimin dhe demokracinë (Shura):

Muhammedi gjithnjë këshillohej me shokët e tij e madje edhe me bashkëshorten e tij. Ai i këshillonte ithtarët e tij të jenë objektivë dhe të përdornin të menduarit e arsyeshëm. Ai i autorizonte dhe i përfshinte ata në procesin e vendimmarrjes.

 

When the Meccan chiefs, along with other Arab tribes, planned to attack Madinah, a Persian Muslim put forward a proposal to dig a trench on the northern side of Madinah.

 

 

Kur paria e Mekës, bashkë me fset e tjera arabe, planifkonin sulm kundër Medinës, një musliman pers dha një propozim që të hapej një hendek në pjesën veriore të Medinës. Ndonëse ky ishte një koncept i huaj që nuk ishte zbatuar kurrë më parë në Arabi dhe ishte propozuar nga një person i rëndomtë, Muhammedi e mori seriozisht në konsideratë dhe e njëjta u pranua nga shumica e muslimanëve. Ata hapën një hendek të gjatë 5.5 km. dhe të gjerë 4.6 m.

 

Në një rast tjetër (beteja e Bedrit), një njeri i rëndomtë i tha Muhammedit: “O Pejgamber, nëse zgjedhja jote për të ngritur kampin në këtë vend nuk është e frymëzuar nga një shpallje nga Zoti, a mundem unë të propozoj të zhvendosemi në një vend tjetër?” Personi në falë i parashtroi arsyet për sugjerimin e tij dhe pas këshillimesh, Muhammedi e mirëpriti propozimin njësoj si dhe shumica e muslimanëve; ata u zhvendosën në një vend tjetër

history

Respektojini njerëzit e besimeve të tjera  

Muhammedi i porosiste shokët e tij të jenë miqësorë dhe transparent, me njerëzit e besimeve të tjera duke ruajtur personalitetin kategorik dhe të kuptuarit e qartë për fenë e tyre islame. Muhammedi në mjaft raste tregoi se sa shumë i respektonte njerëzit, pavarësisht besimit të tyre. Transmetohet se në një rast ai u ngrit në këmbë, për të treguar respektin ndaj kortezhit që mbante arkivolin e një burri çifut, kur kaloi pranë tij dhe shokëve të tij. Muhammedi iu përgjigj njërit prej shokëve që u habit pse Muhammedi u ngrit në këmbë për trupin që kalimtarët e mbanin: “Ai është qenie njerëzore” (pavarësisht racës, besimit dhe klasës shoqërore të tij).

 
history

Dialogu ndërfetar dhe bashkëjetesa paqësore me njerëzit e besimeve të tjera:

 

Dialogu ndërfetar mund të përkufzohet si komunikim apo diskutim dykahësh midis njerëzve të besimeve dhe traditave fetare të ndryshme, me qëllim të arritjes së rezultateve pozitive, siç është largimi nga dyshimi dhe ngatërresa, drejt mirëkuptimit dhe ndërgjegjes, nga armiqësia drejt miqësisë

 

Në vitin 632 e.r., Muhammedi, në xhaminë e tij në qytetin Medine, e pranoi dhe i ofroi pritje një delegacioni të krishterë që kishte ardhur nga Nexhrani (në Jemen) për të mësuar rreth Islamit, dhe për t’i diskutuar dallimet midis Islamit dhe Krishterimit. Muhammedi i shtroi direktivat dhe rregullat etike për bashkëbisedim dhe diskutim me të tjerët, bazuar mbi mësimet kur’anore që vënë theksin mbi respektin, urtësinë, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe mirësinë. Ai i recitoi ajetet vijuese nga Kur’ani Fisnik:

  

“Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thoni: “Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.” Kur’ani Fisnik, 29:46 “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.” Kur’ani Fisnik, 16:125

history

Xhamia e Omerit dhe Kisha e Varrit të Shenjtë, Jerusalem

Në qytetin e vjetër të Jerusalemit ekziston një shembull madhor i tolerancës fetare prej shumë shekujsh. E gjitha flloi kur sundimtari i dytë musliman i Shtetit Islam, Halif Omer Ibn El- Hattabi, e mori Jerusalemin (v. 638 e.r.) paqësisht, pa derdhur asnjë pikë gjaku. Omeri u ftua nga Kryepeshkopi i Jerusalemit, Sofroniu, për t’u lutur në Kishën e Varrit të Shenjtë. Kisha njihet gjithashtu edhe si Kisha e Ringjalljes (Anastasis për të krishterët

 

ortodoksë të Lindjes). Ai është vendi më i shenjtë i krishterë në mbarë botën. Kisha përfshin vendin e Kryqëzimit, ku të krishterët besojnë se Jezusi është kryqëzuar, dhe varrin ku është varrosur ai. Ky vend ka qenë një vend pelegrinazhi me rëndësi që nga shekulli IV e.r. Me një gjest të shquar, Omeri nuk pranoi të falej te Kisha, duke thënë: “Po të falem në këtë kishë muslimanët do ta konsideronin atë për xhami”. Në vend se aty, Omeri u fal disa metra jashtë kishës. Veprimi i tij e pohoi bashkëjetesën paqësore midis Islamit dhe feve të tjera. Kjo e pohoi lirinë e adhurimit për jo-muslimanët nën Shtetin Islam

 

Në vendin ku u fal Omeri, u ndërtua një xhami për ta shënuar këtë ngjarje historike (më vonë ajo u quajt Xhamia e Omerit). Halif Omer kujdestarinë mbi Kishën e Varrit të Shenjtë ia besoi Ubade Ibn Es-Samitit, një shok i profetit Muhammed i cili u bë gjykatësi musliman i parë i Jerusalemit. Ubade vdiq në vitin 658 e.r., dhe u varros tek varrezat “Porta e Mës hirës”, në cepin jugor të murit që e rrethon Shenjtëroren fsnike. Shenjtërorja përfshin Kuben mbi Shkëmb dhe Xhaminë Aksa

history

Marrëveshja e Omerit

Omeri i dha popullit të Jerusalemit një marrëveshje paqeje dhe mbrojtjeje, që u bë e njohur si “Marrëveshja e Omerit”. Ajo është vendosur në murin e xhamisë, për shekuj me radhë, deri në ditët e sotme. 

 

Marrëveshja e Omerit

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Kjo është një garanci paqeje dhe mbrojtjeje dhënë nga shërbëtori i Allahut Omer, popullit të Ilias (Jerusalemit). Ai u dha atyre garanci mbrojtjeje për jetët e tyre, pasurinë e tyre, kishat e tyre si dhe për të sëmurët dhe të shëndoshët, dhe mbarë bashkësinë fetare të tij. Kishat e tyre nuk do të pushtohen, shkatërrohen e as do të merren në tërësi apo pjesërisht. Ata as nuk do të detyrohen në fenë e tyre, e as që do të dëmtohet dikush nga ta. Populli i Ilias do të paguajë tagër (xhizje) siç bëjnë banorët e qyteteve (dhe siç paguajnë muslimanët tagër të ngjashme “zekat”).

 

Etika e tregtisë dhe biznesit

Muhammedi e nxiste tregtinë dhe shkëmbimin e mallrave të bazuar mbi vlerat fsnike islame që dënojnë mashtrimin, sjelljet joetike, hilenë, dinakërinë, monopolin dhe shfrytëzimin.

Muhammedi ka thënë: “Kushdo që mashtron nuk është nga ne” (d.m.th. nga besimtarët e drejtë). Transmetuar nga Muslimi. Ai ka thënë po ashtu: “Zoti e lëshon mëshirën e Tij mbi një person që është tolerant kur blen, tolerant kur shet dhe tolerant kur i kërkon të drejtat e tij. (Applicable for males and females - Bukhari, 2076/16)

history

Gënjimi apo thyerja e premtimit është hipokrizi:  

Muhammedi ka thënë:“Kushdo që i ka këto katër (karakteristika) vijuese do të jetë hipokrit, dhe kushdo që ka një nga këto do të ketë një karakteristikë të hipokrizisë, derisa të heqë dorë nga ajo:
1-  Kurdo që i besohet diçka, e tradhton;
2-  Kurdo që flet, gënjen;
3-  Kurdo që bën ndonjë zotim, del i pabesë;
4- Kurdo që grindet, sillet në mënyrë të pamatur, të keqe dhe fyese.”

Shpejt pas arritjes së tij në Medinë, Muhammedi i udhëzoi shoqëruesit e tij të blejnë një copë trualli dhe ta kushtojnë atë për tregti të lirë. Njerëzit blinin dhe shisnin në të pa paguar kurrfarë taksash apo detyrimesh doganore. Ata e quajtën atë Manaha. 

Fotografa e mëposhtme tregon murin që e rrethon truallin që pejgamberi Muhammed e ndau për tregti të lirë 14 shekuj më parë.

history

ENDNOTES  

1 Rijad Es-Salihin (183/3), (245/2), Sahih El-Buhari (13)
2 Rijad Es-Salihin (121/5)
3 Rijad Es-Salihin (858/2)
4 Sahih El-Buhari (11)
5 Sahih El-Albani, Ebu Davud, Imam Ahmed dhe Tirmidhi
6 Rijad Es-Salihin (862/1), Buhari (598/10)
7 Riyadh Al-Salihin (1591/1), Sahih Al-Bukhari (6065)
8 Riyadh Al-Salihin (1734/1) (1738/3)
  

history