ngarkim ...

mjedis

mjedis
MBROJTJA

Druri i përkulur është gjetur në një vend kampimi në Nowra, në jug të Sydneyt, Australi. I përngjan përkuljes para Zotit në lutjet muslimane. Cepi më i ulët i drurit i ngjason kokës së një njeriu që përkulet

Muhammedi kërkonte një botë të gjelbër:

Ai e ndërlidhi ruajtjen e mjedisit me besimin tek Zoti, i Cili i ka krijuar të gjitha qeniet. Prandaj, një besimtar i Zotit nuk mund t’i shkaktojë dëm mjedisit, ngaqë ai është pjesë e Mbretërisë së Zotit. Dëmtimi i mjedisit dhe shkretimi, apo ndotja e resurseve të tij (ujit, bimëve, kafshëve, dheut, ajrit, ekosistemit detar, etj.), nuk është i pranueshëm nga pikëpamja islame.


“Çdo musliman që mbjell një farë që rritet deri në një shkallë kur njerëzit, kafshët, apo zogjtë mund të kenë dobi nga ajo, ose mund ta hanë atë, atëherë ky veprim konsiderohet sadaka” (bamirësi që shpërblehet nga Zoti). Muhammed (Bukhaari, 2320) and (Muslim,1188)

 

Burimet natyrore janë në drejtpeshim të përsosur

Muhammedi i ka mësuar ithtarët e tij se të gjitha burimet natyrore janë krijuar nga Zoti, dhe janë caktuar nga Ai në një drejtpeshim të përsosur..

“Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar”. “...Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.” “...mjeshtëri e Allahut që përsosi çdo send...” Kur’ani Fisnik, 54:49; 13:8; 27:88.

 

history

Njerëzit kanë të drejta të barabarta në burime  

Njerëzit kanë të drejta të barabarta në burimet natyrore: Burimet natyrore janë dhuratë nga Zoti për mbarë njerëzimin. Ato nuk duhet të shpërdorohen apo të monopolizohen. Muhammedi ka thënë se njerëzit kanë hise të barabartë në ujin, barin (mbulesën e gjelbër) dhe zjarrin (energjinë) (përveç asaj që është p r i v a t i z u a r ligjërisht).

Shto vlerëMos e ndot mjedisin  
Mos e dëmto mjedisin
Mos i harxho kot/shfrytëzo tej mase burimet natyrore
Përdori burimet natyrore me efikasitet,konsideroje riciklimin  

 

 

“Mos dëmto” është rregull i përgjithshëm

Muhammedi vendosi një rregull të përgjithshëm për mbrojtjen e burimeve natyrore, ruajtjen e mjedisit dhe sigurimin e njerëzve kur u ka thënë shokëve të tij:

branched “Besimi (në Zot) mund të degëzohet në më shumë se 70 pjesë në krye të të cilave është dëshmimi i njëjësisë së Zotit. Pjesa e fundit është largimi nga rruga i asaj që i dëmton njerëzit”. 4 Muhammed (Sahih Al-Bukhari, 1/11, 9)

Kjo është fala “Muhammed” e shkruar në një stil falëformues të bukurshkrimit arab. Fuket si gjethe të gjelbra nga një pemë

history

Muhammedi ka theksuar racionimin e ujit dhe ka dënuar shpërdorimin dhe harxhimin e tepërt

Muhammedi i ka thënë qartë një shoku të tij (i cili merrte abdest) të mos e harxhonte kot ujin, qoftë edhe sikur të ishte pranë një lumi. Me një rast tjetër Muhammedi u tha shokëve të tij të mos e ndotin ujin e amullt dhe të mos urinojnë në të. Zoti ka thënë në Kur’anin Fisnik:


“...ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi.” “Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” ““...hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” Kur’ani Fisnik, 21:30; 17:27; 7:31

 

history
Shto vlerën e mjedisit: 

Muhammedi i nxiste njerëzit që vazhdimisht t’ia shtojnë vlerën mjedisit, sikur edhe e tërë gjithësia të përmbysej dhe jeta të përfundonte në këtë planet. Ai ka thënë:


“Nëse vjen Çasti (d.m.th. fundi i jetës së kësaj bote) dhe dikush ka një fliz në dorën e tij dhe është në gjendje ta mbjellë, le ta bëjë atë”. (Musnad Ahmad, 5/2727, 13100)

Nga besimtarët në Zot kërkohet që t’i shtojnë vlerë mjedisit dhe ta mbrojnë atë. Zoti nuk i do ata që shkaktojnë dëm (mbi tokë) dhe i shkatërrojnë të mbjellat dhe bagëtinë

“Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta ftosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit.” Kur’ani Fisnik, 28:77

history

Mirëqenia e kafshëve

Muhammedi kërkonte trajtim etik të kafshëve:

Ai ishte kundër mbajtjes të mbyllura, ose lidhjes të kafshëve pa ndonjë arsye të vërtetë. Po ashtu, atij nuk i pëlqente fshikullimi i kafshëve, apo goditja e tyre në fytyrë. Me një rast, Muhammedi dëshiroi t’ia përcillte një mesazh mëshire një personi që e kishte ngarkuar devenë e tij me barrë të rëndë. Muhammedi i tha atij se deveja e tij “iu ankua” për shkak se ishte ngarkuar më shumë se ç’mund të mbante

 
history

Kafshët dhe të gjitha krijesat janë pjesë e një komuniteti më të madhe të jetës në Tokë:

“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.” Kur’ani Fisnik, (Bagëtia) 6:38


Hallall do të thotë më shumë se ushqimi hallall:

Muhammedi i mësoi ithtarët e tij se ata nuk kishin të drejtë të vrisnin çfarëdo kafshe, pos ato të lejuara nga Zoti. Vetëm me lejen e Zotit (të Cilit i takojnë të gjitha krijesat) disa lloje kafshësh mund të theren për konsumim njerëzor. Vetëm kafshët bimëngrënëse mund të theren për t’u ngrënë, me përjashtim të derrit (p.sh. lopët, delet, pulat dhe zogjtë që nuk hanë mërshë).

history

Muhammedi i mësoi ithtarët e tij, se vrasja e ligjshme (Hallall) e kafshëve duhet bërë në mënyrën më të mirë, pa dhimbje:

Për shembull, kafsha nuk mund të theret me thikë të topitur (ajo duhet të jetë shumë e mprehtë). Kafsha nuk guxon të goditet me gur apo të theret pranë ndonjë kafshe tjetër, që e sheh procesin e therjes. Muhammedi i tha një personi që e therte kafshën pranë një tjetre: “A dëshiron ta vrasësh kafshën tjetër dy herë?”(Al-Hakim, 4/231, 7658)

 

Me një rast, Muhammedi dëshiroi t’i jepte një mesazh një personi përkitazi me trajtimin e mirë të kafshëve. Ai i tha se deveja e tij i ishte “ankuar” atij ngaqë ishte ngarkuar më shumë se ç’mund të mbante.(Abu-Dawoud, 2/328, 2549) 

 

Me një rast tjetër, Muhammedi u tha shokëve të tij: “Kushdo që i ka zënë foshnjat e këtij zogu duhet t’ia kthejë ato nënës së tyre (që po fluturonte se pulë pa kokë).” (Abu-Dawoud, 3/8, 2675, 4/539, 5268)

history
Mësimi praktik i butësisë me kafshët: 

Do të shpërbleheni për mirësjelljen ndaj kafshëve: Një vepër e mirë, madje edhe ndaj kafshëve, meriton të shpërblehet nga Zoti. Muhammedi një herë u rrëfeu shoqëruesve të tij një tregim për një burrë të etur që kishte gjetur një pus uji dhe kishte zbritur në të për të pirë ujë. Kur ishte ngjitur lart, kishte parë një qen teksa po gulçitej nga etja, ndaj burri kishte zbritur sërish në pus për ta mbushur këpucën e vet me ujë dhe ia solli qenit për të pirë. Zoti ishte mirënjohës për mëshirën e këtij burri dhe ia fali mëkatet e mëparshme.(Sahih Al-Bukhari, 3/132, 2466. Muslim, 7/44, 2244) 

 

Më një rast tjetër Muhammedi u tregoi shoqëruesve të tij se Zoti e kishte ndëshkuar një grua, ngaqë e kishte burgosur dhe mbyllur një mace derisa ajo vdiq. Ajo as nuk e kishte ushqyer e as nuk e kishte lënë të lirë. (Sahih Al-Bukhari, 3071)

history