profeci
Një Zot,
Një mesazh
Profetët dhe të dërguarit e Zotit në Kur’anin Fisnik:
Islami i pranon të gjithë profetët dhe të dërguarit që Zoti i dërgoi para Muhammedit, për ta udhëzuar njerëzimin. Ata konfrmonin një porosi, “monoteizmin”, që është besimi në ekzistimin dhe njëjësinë e Zotit. Zoti i dërgoi ata për t’i edukuar njerëzit rreth qëllimit të jetës, për t’i mbrojtur nga humbja e rrugës dhe për t’iu mësuar moralet e mira. Kur’ani Fisnik përmend me emër 25 profetë dhe të dërguar, dhe përqendrohet mbi rrëfmet për disa prej tyre. Për shembull: në Kur’anin Fisnik Ademi/ Adami përmendet 25 herë; Nuhu/Noe përmendet 43 herë; Ibrahimi/Abrahami përmendet 69 herë; Musai/Moisiu përmendet 136 herë; ndërsa Isai/Jezusi përmendet 25 herë.
Muhammedi ka thënë: “Ngjasimi im krahasuar me profetët e tjerë para meje, është si ajo e një njeriu që ka ndërtuar një shtëpi tërësisht dhe shkëlqyeshëm, përveç një vendi për një tullë. Kur njerëzit e shohin shtëpinë, ata e admirojnë bukurinë e saj, dhe thonë: sa e shkëlqyer do të jetë shtëpia kur tulla që mungon të vendoset në vendin e vet. E unë jam ajo tullë, dhe unë jam i fundit nga profetët.” (Transmetuar nga Buhariu 4.734, 4.735)
"“Ne kemi dërguar profetë para teje, për disa prej tyre të kemi njofuar me rrëfmet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njofuar, e asnjë profeti nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e Allahut.” Kur’ani Fisnik, 40:78 “Ju (besimtarë) thoni: “Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë fse), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre profetëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm Atij i jemi bindur.” Kur’ani Fisnik, 2:136
Tora, Ungjilli dhe Kur’ani janë shpallje të Zotit për njerëzimin:
Besimi në librat e shpallur të Zotit para Kur’anit Fisnik, është një shtyllë thelbësore e besimit islam. Muslimanët besojnë se Kur’ani Fisnik nuk bie ndesh me shpalljet e mëparshme, por i thekson dhe i përmirëson shmangiet nga e vërteta që ndodhën përgjatë historisë.
"“Ne e zbritëm Tevratin (Toran), në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita.” Kur’ani Fisnik, 5:44 “Ne vazhduam gjurmët e tyre (të profetëve) me Isain (Jezusin), birin e Merjemes (Marisë), vërtetues i Tevratit (Toras) që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin (Ungjillin), që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit (Toras) që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.” Kur’ani Fisnik, 5:46 “Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre.” Kur’ani Fisnik, 5:48 “Këta (të përmendur) ishin që Allahu i gradoi nga profetët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.” Kur’ani Fisnik, 19:58Prophet | Muhammad | Jesus | Moses | Abraham |
---|---|---|---|---|
Approx. Period | 570 - 632 CE | 1-33 CE | around 1400 BC | around 1700 BC |
Approx. Age | 63 | 33 | 120 | 175 |
Muhammedi dhe Abrahami
Ibrahimi/Abrahami konsiderohet si baba i profetëve në fenë çifute, të krishterë dhe islame, ngase shumica e profetëve të njohur, ishin nga pasardhësit e tij. Muslimanët besojnë që profeti Muhammed është pasardhës i tij nga i biri i tij më i madh Ismaili/ Ishmaeli, që ishte po ashtu baba i shumë fseve arabe. Nga ana tjetër, kombi i Izraelit si dhe shumë profetë si Jakubi/Jakovi, Jusuf/ Jozef, Haruni/Aroni dhe Musai Moisiu, kanë prejardhjen nga i biri i tij i dytë Is’haku/Isaku. Ibrahimi e përkushtoi jetën e tij dhe u përpoq t’iua mësonte njerëzve monoteizmin. Kur’ani Fisnik shpesh e përmend Ibrahimin, dhe tregon se pas një përpjekjeje për ta gjetur të vërtetën, dhe për ta pranuar Njëjësinë e Zotit (Perëndisë Një), Ibrahimi edhe praktikisht e dëshmoi sinqeritetin e tij, ndershmërinë, falënderimin dhe bindjen ndaj Zotit. Ai paraqet njërin nga shem bujt më madhështorë dhe më të paharrueshëm në histori, për dorëzimin e plotë ndaj Zotit Një, madje edhe në situata më të vështira nëpër të cilat kaloi aiWho is better in religion than the one who submits him / herself to Allah (surrender his/her purpose to God) while being a doer of good and follows the religion of Abraham (tradition inclining towards truth, the upright? And Allah chose Abraham as an intimate friend.
“Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur Allahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? Allahu e zgjodhi Ibrahimin (Abrahamin) të dashurin më të ngushtë.” TKur’ani Fisnik, 4:125
Ibrahimi ishte njeri i së vërtetës që tregoi një bindje shembullore ndaj Zotit, prandaj, sipas Kur’anit Fisnik, Zoti e zgjodhi Ibrahimin si të dashur dhe si njërin nga elita në këtë botë dhe mes të drejtëve në Botën tjetër (Shih: 4:125, 2:130). Zoti e udhëzoi atë në fenë e drejtë dhe e bëri “imam”, d.m.th. udhëheqës për njerëzit (Shih: 2:124) dhe e përshkroi atë si komb (shih: 16:120). Ibrahimi nderohet nga muslimanët si person që ua dha atyre emrin “muslimanë” (d.m.th. ata që besojnë në Zotin Një dhe i dorëzohen Atij) (Shih: 22:78)
Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” Kur’ani Fisnik, 3: 67Shënim: Origjina e emrit Abraham ishte Abram ose Avram; ndërsa në arabishte shkruhet dhe shqiptohet Ibrahim. Kisha Katolike Romake e quan Abrahamin: Babai ynë në fe. Kisha Ortodokse Lindore e përkujton atë si: Paraardhësi i drejtë Abraham
Besohet se godina e parë për adhurimin e një Zoti, është themeluar kur Ademi zbriti i pari në Tokë. Muslimanët besojnë se personi më i rëndësishëm që e rindërtoi atë godinë, dhe i ngriti muret e saj, ishte Profeti Ibrahim bashkë me të birin, Ismailin. Ndërtesa që është kubike për nga forma quhet Ka’be. Ajo ndodhet në Mekë, që gjendet në luginën Beka (sot në Arabinë Saudite). Zoti i dha për detyrë Ibrahimit dhe të birit për ta pastruar Ka’ben për ata që i luten, e përsiasin dhe i përkulen Atij. Zoti e bëri atë vend adhurimi dhe shenjtore (vend i sigurt dhe strehim) për njerëzit
Lutja e Ibrahimit dhe Ismailit
“Zoti ynë, bëna neve të dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tonë dhe falna neve, vërtet Ti je Falësi, Mëshiruesi!” Kur’ani Fisnik, 2:128
Every year, more than three million Muslims perform pilgrimage “Hajj” to the Sacred places in Makkah. It is the fifth pillar of Islam that must be done once in a lifetime by those who have the financial and health capabilities to perform it.
Pelegrinazhi e thekson unitetin dhe barazinë e gjinisë njerëzore pavarësisht nga raca, ngjyra, gjendja shoqërore dhe mundësitë fnanciare të tyre. Haxhi po ashtu simulon tubimin e të gjithë njerëzve dhe qëndrimin e tyre para Zotit në Ditën e Gjykimit. Njerëzit vijnë në grupe me veshje të thjeshtë, të zhveshur nga të gjitha posedimet botore. Ata kanë rastin t’i rishqyrtojnë veprat që kanë kryer, ta kenë ndërmend përgjegjësinë e tyre në pasjen e lirisë së zgjedhjes dhe t’i luten Zotit dhe të kërkojnë falje nga, Ai individualisht dhe bashkërisht.
Profeti Muhammed ka thënë: “Kushdo që e kryen Haxhin dhe nuk bën asgjë të turpshme dhe keqbërje, ai/ajo do të dalë si ditën kur ai/ajo është lindur, i pastër dhe i lirë nga të gjitha mëkatet.
Pastaj Muhammedi u fal pas vendit të Abrahamit. Momentalisht ai është një vend i mbyllur ku gjenden gjurmët e shputave të Abrahamit mbi një copë shkëmbi (Muslimanët e quajnë atë Mekam Ibrahim).
Pastaj Muhammedi eci midis kodrave Safa dhe Merva, i njëjti vend ku Hagar (Haxhereja) eci mijëra vite më parë në kërkim të ujit, pasi i shoqi i saj Abrahami e la atë aty me të birin e tyre Ishmaelin (Ismailin). Abrahami kërkoi nga ajo që të qëndronte aty si një akt bindjeje dhe nënshtrimi ndaj Urdhëresës së Zotit, i Cili dëshiroi që ai vend të bëhej shenjtërore dhe vend adhurimi.
Distanca midis këtyre dy kodrave është rreth 395 m. Ky Haxh quhej “Sa’e” (Saj), që do të thotë ecje e shpejtë midis kodrave Safa dhe Merva. Sa’e i përngjan lëvizjes,
aktiviteteve, veprimeve, udhëtimit, përpjekjes dhe akteve të përditshme që një person i kryen gjatë jetës së tij/saj. Këto akte dhe veprime duhen bërë për qëllime të dobishme dhe që shtojnë vlerën. Ato duhet të jenë në pajtim me Urdhëresat e Zotit. Si plotësim ndaj riteve të tjera të Haxhit, Muhammedi shkoi në një vend që sot njihet si “Xhemerat” në një qytezë me emrin Mina (8 km në lindje të Mekës). Aty ai gjuajti me gurë ngjashëm me veprimin e Abrahamit, kur ai gjuajti me gurë djallin që u shfaq para tij si një burrë plak që u përpoq t’ia ndërronte mendjen nga therja e të birit si flijim për Zotin. Abrahami gjuajti disa herë drejt tij. Kur muslimanët e kryejnë aktin e njëjtë, ata në të vërtetë e sfdojnë djallin dhe dëshirat e liga të brendshme brenda vetes së tyre.
Në fund, ashtu si Zoti që e shpëtoi të birin e Abrahamit duke e zëvendësuar atë me një dash, Muhammedi i mësoi muslimanët që të ofrojnë fli për Zotin duke therë një dele, apo dhi si simbol të sakrifcës së Abrahamit dhe ta ndajnë mishin në mesin e të varfërve.
Muhammedi dhe Musai
Muhammedi e lavdëronte shumë Profetin Musa dhe thoshte se: në Ditën e Ringjalljes ai do ta shihte Musain duke qëndruar dhe duke mbajtur anën e Fronit të Zotit (Allahut). ( Sahih Al-Bukhari, 4/157, 3408. 4/159, 3414)
Me një rast tjetër, kur Muhammedi erdhi në Medine, dhe e pa që çifutët e agjëronin ditën e “Ashurasë” (kur Zoti i shpëtoi bijtë e Izraelit nga Faraoni i Egjiptit), ai kërkoi nga muslimanët që edhe ata ta agjëronin këtë ditë vullnetarisht, ngaqë Musai e kishte agjëruar atë ditë si shprehje falënderimi ndaj Zotit (Dita e “Ashurasë” është dita e 10-të e muajit të parë të kalendarit hënor).
Thuajse një e treta e Kur’anit Fisnik flet për Musain, dhe për ndodhitë nëpër të cilat kaluan bijtë e Izraelit. Përveç kësaj, Kur’ani Fisnik, i përmend disa nga profetët që iu ishin dërguar bijve të Izraelit si Haruni/Aroni, Zekirija/Zaharia dhe Jahja/Gjoni. Kur’ani Fisnik tregon se Zoti i foli Musait, dhe e përshkruan Musain si njërin nga pesë të dërguarit dhe profetët që kishin misione të rënda (Ulu el-Azm), ndërsa Zoti mori nga ata zotim solemn (shih: Kur’ani Fisnik, El-Ahzab 33:8). Këta pesë të dërguar janë: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammedi, paqja qoftë mbi të gjithë ata.
Musai vdiq afër ose në malin Nebo, që ndodhet mbi Detin e Vdekur dhe tokën e Palestinës. Në mal është ngritur një monument që është bërë atraksion i rëndësishëm turistik në Jordani.
Muhammedi dhe Isai/Jezusi
Sipas rrëfmeve autentike Muhammedi ka thënë:
– Unë jam më i afërt me të birin e Merjemes/Marisë nga të gjithë njerëzit, ndërsa të gjithë profetët janë vëllezër nga babai, dhe nuk ka pasur profet tjetër midis meje dhe atij (d.m.th. Jezusit). (Bukhaari, 3285The Quran describes Jesus as
Kur’ani Fisnik e përshkruan Isain/Jezusin si “Fjalë e Zotit” dhe lajm i gëzuar i kumtuar Merjemes/Marisë. Emri i tij është “Mesihu, Isai biri i Merjemes”. Zoti e mbështeti atë me Shpirtin e Shenjtë (Kryeengjëlli Xhibril/Gabriel) dhe e dërgoi atë si të dërguar tek bijtë e Izraelit, për t’i udhëzuar ata rrugës së drejtë dhe ta adhurojnë Zotin “Allahun”, Zot i tij dhe Zot i tyre dhe Zot i të gjitha krijesave. (Shih: 2:87, 3:45-49, 4:171)
Nazareti është qytet historik në Galilenë e Poshtme, Palestinë. I përmendur në Ungjill si vendi i Marisë, ai lidhet ngushtë me fëmijërinë e Jezu Krishtit. Sipas traditës katolike romake, Shpallja ndodhi në Kishën e Shpalljes në Nazaret.
Po ashtu, Kur’ani Fisnik e përshkruan Isain si shembullor (i paharrueshëm dhe i shquar) në këtë botë dhe në Botën Tjetër, dhe si njëri nga të drejtët dhe ata që i janë afruar Zotit. Kur’ani Fisnik tregon se Zoti ia ka mësuar Isait Shkrimin e Shenjtë dhe urtësinë, si dhe Tevratin/Toran dhe Inxhilin/ Ungjillin. Allahu e përkrahu atë me mrekullitë e shërimit të të verbrit, dhe lebrozit, dhe ngritjen e të vdekurit me lejen dhe Vullnetin e Tij.
Muslimanët besojnë se Isai do të kthehet. Muhammedi ka treguar se Dita e Ringjalljes nuk do të ndodhë para se Isai të zbresë nga qielli. Ai do të kthehet para se të përfundojë jeta mbi tokë, me qëllim të vendosjes së Ligjit të Zotit. Ai do të luftojë kundër Mesiut të rremë, dhe do t’i bashkojë të gjithë besimtarët në një Zot. Ai do të jetë sundimtar i drejtë dhe do t’i sjellë paqe mbarë botës. Muslimanëve u kërkohet të jenë ndër përkrahësit e Jezusit me kthimin e tij.