ngarkim ...

Thëniet e tij

Thëniet e tij

Thëniet dhe mësimet e Muhammedit kanë ndikim të madh, ngaqë ato mbulojnë sh micën e aspekteve të jetës. Ato buruan nga një bazë urtësie dhe shpalljeje Hyjnore. Thën et e tij, veprimet, miratimet dhe tiparet, të nj hura më mirë si “sunnet”, paraqesin burimin e dytë të legjislacionit islam, pas Kur’anit Fisnik

"Your companion (i.e. Muhammad) has not strayed from the path of truth nor has he been deluded. Nor does he speak out of whim" Kur’ani Fisnik, 53:2-3

 

Shfrytëzoni pesë para pesëve:
Rininë tuaj para pleqërisë
Shëndetin para sëmundjes
Pasurinë para varfërisë (nevojës)
Kohën e lirë para kohës së zënë
Jetën para vdekjes”.
( Al-Hakim in Al-Mustadriq No. 7846 (4/341)

 

history
Thëniet e Profetit Muhammed në lidhje me ushqimin dhe mjekësinë 

Parandalimi është më i mirë se mjekimi

Edhe pse Muhammedi nuk ishte mjek, thëniet e tij në lidhje me ushqimin, shprehitë për ngrënie të shëndetshme, trajtimin me barishte mjekësore dhe mjekësia alternative, u tubuan në libra që u bënë të njohura më vonë si: “Mjekësia profetike”. Muhammedi në disa raste tha se stomaku është ena më e keqe për t’u mbushur. Vaktet e vogla, dhe disa kafshata që e shuajnë urinë, janë më mirë se mbushja e stomakut. Ato ndihmojnë në masë të madhe në shmangien e komplikimeve shëndetësore. Ai i nxiste shokët e tij të hanin e pinin me maturi, t’i shmangeshin trashjes dhe të mbanin një mënyrë jete aktive dhe të shëndetshme. Ai i përmendi në këtë kontekst Fjalët e Zotit. Ajeti 31, kaptina 7 në Kur’anin Fisnik thotë:

““O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).”

history

Muhammedi këshilloi përdorimin e elbit  

 

Sot, ka shumë kërkime që tregojnë përftimet mahnitëse shëndetësore të elbit. Bima e elbit është shtojcë e tërë ushqimeve. Elbi përmban një spektër të gjerë enzimash, vitaminash, mineralesh, fto-kimikatesh dhe të teta amino acidet thelbësore, përfshirë triptofanin që pengojnë depresionin. Muhammedi e rekomandoi përdorimin e supës nga elbi (telbineh) për çrregullimet e stomakut, dhe tregoi në thëniet e tij të padiskutueshme se ajo ndihmon në lehtësimin e pikëllimit dhe depresionit. E shoqja e tij Aishja ua këshillonte farefsit të ngushtë të ndonjë personi të ndjerë, të hanin supën telbine për të lehtësuar hidhërimin. (Bukhaari, 5365) and (Muslim, 2316)

 

 

Sipas kërkimeve mjekësore, është zbuluar se sëmundja e depresionit shkaktohet nga rënia e disa kimikateve apo neuro-bartësve në tru, që janë shkaktarë për gjendjen shpirtërore. Anti-depresantët stimulojnë ndryshimet kimike që i rrisin nivelet e këtyre neuro-bartësve

 

 

Tre neuro-bartësit kryesorë që ndërlidhen me gjendjen shpirtërore janë: serotonini, norepinefrini dhe dopamini. Është zbuluar se elbi ndikon mbi serotoninin në mënyrë pozitive që e lehtëson depresionin. Këshillimi për përdorimin e elbit nga Muhammedi, 1400 vjet më parë, ishte krejtësisht i jashtëzakonshëm.

 

 

Është zbuluese se Muhammedi nuk jepej pas konsumimit të rregullt të grurit, por në vend të tij hante më shumë elb dhe bukë të bërë nga mielli i elbit. Është zbuluar se elbi ka dobi shëndetësore të shumta. Ai e rregullon sheqerin në gjak, i parandalon trombozat e gjakut dhe e redukton prodhimin e kolesterolit nga trupi i njeriut.

 

history

Zamzam mineral water:  

 

Zemzem është emri i ujit mineral që buron nga një burim 20 metra në lindje të Ka’bes në Xhaminë e Shenjtë të qytetit të Mekës. Muslimanët besojnë se ai ka buruar mrekullisht mijëra vjet më parë kur i biri i Ibrahimit, Ismaili, kishte qenë i etur dhe po qante dhe godiste tokën derisa shpërtheu uji (pasi e ëma Haxhereja kishte kaluar një kohë të gjatë në kërkim të ujit). Uji Zemzem është paksa alkalin (pH=7.5) dhe ka shije të dallueshme. (Luteni të keni parasysh se pirja e ujit të çmineralizuar siç janë ujërat e distiluar, krijon një pH thartire në stomak dhe në zorrët. Po ashtu, kjo do të përkeqësonte rrjedhjen mbrapsht të thartirës.)

Muhammedi ka thënë se uji Zemzem është ujë i bekuar nga Zoti. Ai është ushqim i bollshëm dhe shërim për shumë sëmundje. (Transmetuar nga Bezzari dhe Taberaniu).

Uji mineral është klasifkuar nga Autoritetet për Ushqim dhe Barëra të SHBA se përmban të paktën 250 pjesë për milion (parts per million – ppm) (totali i materieve të tretura – total disolved solids – TDS). Analiza kimike e ujit Zemzem ka treguar se ai ka një mesatare prej 1000 ppm të mg/l, TDS. Megjithatë, është në pajtim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ujë portativ.

 

 

Është ky një ushqim i bollshëm që përmban një sërë mineralesh që i nevojiten trupit të njeriut, si kalciumi (që nevojitet për kocka të forta dhe që zemra, muskujt dhe nervat të funksionojnë siç duhet), fluori që është i nevojshëm për dhëmbët dhebikarbonatet qëndihmojnëtretjen e ushqimit

Uji Zemzem është njëri nga ujërat portativ më të pasur me kalcium. Ai përmban 195-200 mg/l kalcium (kjo është rreth 20% e mesatares së nevojshme për marrje ditore të kalciumit tek të rriturit). Kjo përqindje është më e lartë se shumë ujëra mineralë të njohur në botë si “Evian” (78-80 mg/l kalcium) dhe “Perrier” (147-150 mg/l kalcium).

Uji mineral ka një gamë të gjerë funksionesh terapeutike që mund t’i çlirojnë dhe trajtojnë inflamacionet e muskujve dhe të kyçeve, reumatizmin dhe artritin.

history
Trufe as a medicine

 

Muhammedi ka thënë: “Tartufët janë një lloj “Menna” (zbritur Bijve të Izraelit), dhe lëngu i tyre është ilaç për sytë.” (Bukhaari, 5708) and (Muslim, 5244)

 

Tartuf është një bimë mishtake e ngjashme me kërpudhën që i takon familjes Agaricaceae. Ai rritet në grupe nën sipërfaqe të tokës (2-50 cm në thellësi) në hapësira të lagështa shterpe pa gjethe apo rrënjë. Ai ka një erë të dallueshme dhe mund të jetë i bardhë, i gritë apo bojëkafe. Sipas kërkimeve analitike, 77% e tartuft është ujë, ndërsa pjesa e mbetur është përzierje proteinash, yndyrash, karbohidratesh dhe materialesh të tjera. Megjithatë, zbulimet e shkencës moderne tregojnë se lëngu i tartufëve ka një ndikim shërues të efektshëm për shumë sëmundje të syrit, përfshirë edhe Trakomën, që është një sëmundje e syrit infektuese që shkakton dëmtim të qelizave të korneas

history

Muhammad and olive oil


Muhammedi e ka përshkruar vajin e ullirit se vjen nga një dru i bekuar. Ai i ka këshilluar shokët e tij ta hanë vajin e ullirit si dhe ta lyejnë lëkurën e trupit të tyre me të. ((Tirmithi, 1851)

Të gjitha zbulimet shkencore moderne konfrmojnë se vaji i ullirit është përplot me dobi shëndetësore. Pjesa më e madhe e “blloqeve ndërtuese” të acidit yndyror që e përbëjnë vajin e ullirit vijnë nga yndyra e pangopur (yndyra e mirë) që ofron mbrojtje kundër sëmundjes së zemrës duke i kontrolluar nivelet e LDL (kolestrolit të keq), ndërkohë që i ngre nivelet e HDL (kolestrolit të mirë).

Vaji i ullirit tolerohet shumë mirë nga stomaku. Funksioni mbrojtës i tij ka efekt të dobishëm për trajtimin e ulcerave dhe gastritit.Vaji i ullirit tolerohet shumë mirë nga stomaku. Funksioni mbrojtës i tij ka efekt të dobishëm për trajtimin e ulcerave dhe gastritit.

 

Vaji i ullirit ekstra i pastër, nga shtypja e parë e ullinjve, përmban nivele më të larta të antioksidantëve, në veçanti të vitaminës E dhe fenolë, ngase është më pak i përpunuar. Sot, vaji i ullirit konsiderohet si ilaç i mirë për problemet me lëkurën dhe si një njomës i efektshëm. Ata që janë të rrezikuar nga diabeti këshillohen të kombinojnë një dietë me pak yndyra dhe shumë karbohidrate me vaj ulliri. Studimet tregojnë se ky kombinim është më i miri në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, në krahasim me dietën që përbëhet tërësisht nga vakte me pak yndyraVaji i ullirit ekstra i pastër, nga shtypja e parë e ullinjve, përmban nivele më të larta të antioksidantëve, në veçanti të vitaminës E dhe fenolë, ngase është më pak i përpunuar. Sot, vaji i ullirit konsiderohet si ilaç i mirë për problemet me lëkurën dhe si një njomës i efektshëm. Ata që janë të rrezikuar nga diabeti këshillohen të kombinojnë një dietë me pak yndyra dhe shumë karbohidrate me vaj ulliri. Studimet tregojnë se ky kombinim është më i miri në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, në krahasim me dietën që përbëhet tërësisht nga vakte me pak yndyra

 

 

Allahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i përngjan kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. Allahu sjell shembuj për njerëzit. Allahu çdo gjë di shumë mirë. Kur’ani Fisnik, 24:35

history
Published by

Osoul Center në bashkëpunim me Akademinë Australiane të Shkencës dhe Kërkimit.

Osoul Global Center, 2018 Të gjitha të drejtat e rezervuara.