ngarkim ...

epilog

epilog

Historia ka shënuar detaje të bukura të jetës së Muhammedit, si dhe trajtimin e tij sublime e njerëzor me njerëzit.

Muhammedi – Njeriu  

 

Historia e ka regjistruar sjelljen sublime dhe të njerëzishme të Muhammedit me njerëzit. Thirrja dhe mësimet e tija bazoheshin mbi miqësinë dhe vëllazërinë. Armiqësia nuk kishte vend në qëndrimin e tij. Michael Hart (Majkëll Hart) në librin e tij: “100-shi; Renditja e personave më me ndikim në histori” konstaton:”


“Me prejardhje të thjeshtë, Muhammedi themeloi dhe përhapi njërën nga fetë botërore më të mëdha, dhe u bë një udhëheqës politik jashtëzakonisht i efektshëm. Sot, trembëdhjetë shekuj pas vdekjes së tij, ndikimi i tij vazhdon të jetë i fuqishëm dhe depërtues. Shumica e personave në këtë libër, kanë pasur përparësinë të jenë lindur dhe rritur në qendrat e qytetërimit, të kombeve shumë të kulturuar dhe po litikisht të rëndësishëm. Mirëpo, Muhammedi lindi në vitin 570 e.r., në qyte tin Meka të Arabisë jugore, asokohe hapësirë e prapambetur e botës, larg qendrave të tregtisë, artit dhe të dijes.”“Është e mundur që ndikimi përkatës i Muhammedit mbi Islamin, të ketë qenë më i madh se ndikimi i kombinuar i Jezu Krishtit dhe Shën Palit mbi Krishterimin. Në nivel të pastër religjioz, ka të ngjarë që Muhammedi të ketë qenë po aq me ndikim në historinë njerëzore sa edhe Jezusi.”

history
 

 

 

Muhammedi – udhëheqësi  

Duke folur në mënyrë objektive për Muhammedin, shkrimtari francez Alphonse de Lamartine (Alfons dë Lamartin) ka shkruar në librin e tij: “Histoire de la Turquie”:
Nëse madhështia e synimit, vogëlsia e mjeteve dhe pafundësia e rezultatit, janë tri masat e gjeniut të një njeriu, atëherë, kush do të kishte guximin që njerëzisht të krahasonte një njeri të madh të historisë moderne me Muhammedin?”

“Kurrë një njeri nuk ia ka vendosur vetes, qoftë vullnetarisht ose pa dashje, një qëllim më madhështor, ngaqë ky qëllim ishte përtej vlerësimit: të gërryheshin themelet e besëtytnive të vendosura midis krijesës dhe Krijuesit, t’i kthehet Zoti njeriut dhe njeriu Zotit, të rivendosej ideja e arsyeshme dhe e shenjtë e hyjnisë në mes të këtij kaosi mbizotërues të zotave material dhe të shfytyruar të idhujtarisë. Kurrë një njeri nuk ka arritur për një kohë aq të shkurtër një revolucion aq të pamasë dhe aq të zgjatur në botë”.

 

Lamartine gjithashtu tregoi se Muhammedi nuk vuri në lëvizje armë dhe perandori për të krijuar pushtet material, por i vuri në lëvizje idetë, besimet dhe shpirtrat. Ai themeloi mbi Librin, nga i cili çdo shkronjë u bë ligj, një shtetësi që përfshiu popujt e të gjitha gjuhëve dhe racave në botë

history

Tregimi për Surekanë; një parashikim realizohet 20 vjet më vonë  


Historia e Suraqah; një premtim përmbushura
20 vjet më vonë
 


UWKur Muhammedi migroi në Medinë me shoqëruesin e tij të ngushtë Ebu Bekrin (v. 622 e.r.), udhëheqësit e Mekës shpallën një shpërblim të madh prej 100 devesh për akëcilin që do të mund ta sillte Muhammedin të gjallë apo të vdekur. Fatkeqësisht, një nga kalorësit arabë me emrin Sureka bin Malik, që ishte joshur nga shpërblimi i madh, u ra në gjurmë Muhammedit dhe shoqëruesit të tij. Për udhe, kali i tij u pengua dhe ai ra për toke disa herë. Ai i konsideroi këto incidente të pazakonshme si një porosi e tërthortë se Muhammedi me gjasë po mbështetej nga një fuqi hyjnore. Kur Sureka iu afrua Muhammedit, Muhammedi i tha: “kthehu tek populli yt dhe të premtoj që një ditë (nën ombrellën e shtetit islam) do t’i mbash byzylykët e Hosros, sundimtarit pers.” Al-Bayhaqi in Al-Sunan Al-Kubra (6/357), no. 13156 Sureka pyeti i habitur nëse Muhammedi kishte menduar për byzylykët e Husrou bin Hormuzit, perandor i Iranit. Muhammedi iu përgjigj “po” me bindje të plotë. Ai kishte besim të fortë se feja islame do të mbërrinte në Persi dhe do të bëhej e njohur anembanë botës..

history

 

Sureka u kthye prapa në Mekë, por nuk e përqafoi Islamin deri kur Muhammedi e mori Mekën paqësisht 8 vjet më vonë (v. 630 e.r.). Muhammedi ndërroi jetë në vitin 632 e.r., ndërsa shoqëruesit e tij besonin se premtimi i tij për Surekanë ishte i vërtetë dhe do të plotësohej një ditë. Koha kalonte dhe Omer Bin El-Hattabi u bë halif (sundimtar i shtetit musliman) i dytë. Në kohën e tij, Islami arriti deri në Persi në vitin 642 e.r. dhe të gjitha thesaret e Husros, perandorit të Persisë ranë në duart e Omerit. Omeri e kujtoi tregimin për Surekanë dhe kërkoi nga shoqëruesit e tij që ta sillnin ata para tij. (Kishin kaluar 20 vjet qëkur ky tregim kishte zënë fll, dhe Sureka tash ishte një njeri plak). Pas namazit të përbashkët, Omeri i tha Surekasë: “Ja ku janë byzylykët e Husros, perandorit të Persisë, kjo është ajo që ta gjithë muslimanët le t’i shohin, ashtu që çdokush të bindet se premtimi i Muhammedit u plotësua.” Sureka qau, dhe të gjithë qanë. Parashikimi i Muhammedit u bë realitet 10 vjet pasi ai ndërroi jetë

history

 

Në vitin 630 e.r., Muhammedi ngadhënjeu mbi parinë e Mekës dhe hyri në Mekë paqësisht. Ai u kthye në shtëpi jo për të jetuar aty deri në fund të jetës, por për ta fshirë paganizmin dhe për ta çliruar apo kthyer qëllimin burimor të Ka’bes (godinës kubike të themeluar nga Pejgamberi Ibrahim për adhurimin e Zotit). Ai i largoi të gjithë idhujt përreth Ka’bes dhe kërkoi nga shoqëruesi i tij Bilali të ngjitej sipër Ka’bes dhe të thërrasë:

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi; Dëshmoj se nuk ka hyjni, pos Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Tij. Muhammedi kërkoi çelësin e derës së Ka’bes, ndaj e thirri Othman Bin Talhanë (nga familja Beni-Shejbe), që ishte ruajtës i çelësit të Ka’bes. Është me rëndësi të dihet se kishte një marrëveshje para Islamit sipas të cilës nderi i të qënit kujdestar apo roje i Ka’bes i ishte dhënë familjes së Beni Shejbes. Ky nder dhe përgjegjësi kishte kaluar nga stërgjyshërit tek bijtë në të njëjtën familje derisa kishte mbërritur tek Othman Bin Talha. Othman Bin Talha ishte një musliman i ri asokohe. Shumë vite më parë ai kishte refuzuar që t’i lejonte Muhammedit madje të hynte brenda Ka’bes dhe të falej ashtu siç bënin të tjerët, ngaqë nuk i kishte besuar atij. Kur Muhammedi u kthye në Mekë, Othmani nuk kishte alternativë tjetër pos t’ia jepte çelësin dhe ta humbiste nderin e ruajtjes së tij. Në atë çast shumë njerëz kërkuan nga Muhammedi t’ua

history

 

jepte atyre nderin e ruajtjes së çelësit të Ka’bes dhe mijëra muslimanë shikonin nga Muhammedi për të parë se kush do të ishte kujdestari i ri i çelësit të Ka’bes. Duke e thyer heshtjen, Muhammedi hapi derën e Ka’bes dhe e pastroi atë nga idhujt. Ai e shikoi Othman Bin Talhanë dhe i tha (duke respektuar marrëveshjet e mëparshme):

“Sot është ditë besnikërie dhe devotshmërie! Merre prapa çelësin. Që tani e deri në Ditën e Gjykimit, askush nuk mund ta marrë atë nga ju (familja e Beni Shejbe), veçse nëse është agresor”. Transmetuar nga el-Tabaraani në el-Kabir (11/120) Nr.: 11234

history

Çast besnikërie që ka zgjatur deri tani: Mund t’ju habisë  

fakti që çelësi vazhdon të ruhet nga pasardhësit e familjes Beni Shejbe deri MË SOT! Më shumë se 1400 vjet kaluan dhe çelësi akoma kalohet nga njëri brez i familjes Beni Shejbe tek brezi i ardhshëm. Deri më sot, askush nuk ka guxuar ta merrte atë nga ata, për shkak se në atë rast ai ose ajo do të konsideroheshin “agresorë”, sipas përshkrimit të Muhammedit. Sot, kur autoritetet saudite bëjnë pastrimin e tyre vjetor dhe përgatitjen e Ka’bes për pelegrinazhin vjetor, ata kontaktojnë me një person nga familja Beni Shejbe (që sot është familje saudite) për t’ua hapur atyre derën e Ka’bes

history

Muhammedi, Pejgamber për kohën tonë

Karen Armstrong, autore e librit: “Muhammad a Prophet for Our Time” sugjeron se ne duhet t’i qasemi jetës së Profetit Muhammed në një mënyrë të balancuar me qëllim që t’i vlerësojmë arritjet e tija të konsiderueshme. Ai kishte mësime të rëndësishme, jo vetëm për muslimanët, por edhe për popujt perëndimorë gjithashtu. Muhammedi derdhi djersë në kuptimin e plotë të falës, për të sjellë paqen në Arabinë e përçarë nga lufta. Jeta e tij ishte fushatë e palodhshme kundër makutërisë, padrejtësisë dhe arrogancës. Karen beson se nëse dëshirojmë të shmangim katastrofën, bota muslimane dhe ajo perëndimore, duhet të mësojnë jo vetëm ta tolerojnë, por edhe ta vlerësojnë njëra-tjetrën. Një vend i mirë për të flluar është me fgurën e Muhammedit.

history